QKL certifikohet per cilesine e menaxhimit ISO 9001 nga kompania LRQA

Qendra Kombëtare e Licencave dhe lejeve çertifikohet për cilësinë e menaxhimit ISO 9001, nga kompania prestigjioze Lloyd’s Register Quality Assurance (LRQA), e njohur në fushën e menaxhimit të riskut, sigurisë, garantimit të cilësisë dhe klasifikimit. Me këtë çertifikim shqipëria hyn në hartën e një prej kompanive më prestigjioze dhe ikonike në botë që vepron në fushën e standardeve dhe sigurimit të cilësisë për 250 vite me radhë, fakt ky i cili mund të luajë një rol të madh në garantimin dhe tërheqjen e investitorëve të ndryshëm që duan të investojnë në Shqipëri.
Certifikimi i nivelit të cilësisë (ISO 9001) erdhi pas auditimit të QKL, nga ana e kompanisë Lloyd’s Register Quality Assurance. Kjo Certifikatë vërteton se sistemi i menaxhimit dhe proceset e punës të QKL, janë në përputhje me standartin kryesor ndërkombëtar të cilësisë, duke konfirmuar kështu nivelin dhe cilësinë e lartë të shërbimeve, korrektësinë dhe profesionalizmin e ofruar për subjektet që kërkojnë të licencohen dhe që kryejnë aktivitetin e tyre në Republikën e Shqipërisë.
Berisha: Do bëjmë gjithçka për të nxitur garën e cilësisë
Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi këtë si një moment për të kapur nivele më të larta cilësie në vijim të aktivitetit të QKL-së në shërbim të biznesit. Ai tha se në qendër funksionon një nga sistemet më të avancuar që ekziston në dhënien e lejeve dhe licencave, por edhe një nga sistemet më transparente.
“Shqipëria ndodhet sot në një moment të rëndësishëm, ajo është ndër më të paktat vende në Europë që nuk njohu recesionin, natyrisht pasojat e krizës së eurozonës dhe evropiane janë pasqyruar dhe kanë ndikuar në ekonominë tonë, por për Shqipërinë është jetike dhe vendimtare ruajtja e ritmeve të rritjes. Ne besojmë se rruga e vetme është mbështetja dhe inkurajkimi i biznesit. Ne besojmë se do ruajmë rritjen ekonomike, do qëndrojmë në krye të rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja, do ndjekim projekte ambicioze për transformimin e vendit, duke përmirësuar klimën e biznesit për investiemt dhe investitorët”- deklaroi kryeministri, i cili theksoi se çdo produkt i certifikuar ka pasaportë për të lëvizur pa viza në tregun e vet.
“Ndaj dhe ju garantoj ju se qeveria e vendi im mbetet i angazhuar të bashkëpunojnë me ju, që të bëjmë të njohura produktet e këtij vendi dhe të bëjmë gjithçka për të nxitur më tej garën e cilësisë”-tha ai.
Qendra Kombëtare e Licencimit, që prej fillimit të funksionimit në qershor 2009, ofron shërbimin me një ndalesë dhe procedura të shkurtuara, transparente dhe të shpejta, redukton barrierat administrative ndaj nismës së lirë, ul kostot për bizneset në procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, duke përmirësuar ndjeshëm klimën ndaj biznesit në Shqipëri.