E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia koha per te investuar ne kete perle te Europes

Shqipëria, koha për të investuar në këtë perlë të Europës. Kështu titullohet shkrimi i gazetës britanike “The Telegraph”. Shqipëria nëse më parë ishte një vend i izoluar tashmë është e hapur për bizneset e huaja. Që pas viteve të komunizmit dhe trazirave të ’97, Shqipëria ka ndryshuar shumë komenton artikulli. Nëse ju do të vizitoni Tiranën thuhet më tej, ju do të hasni në një kryeqytet cuditërsiht të bukur, një qytet me bulevarde të gjera. Por cfarë ka më tepër, ajo është e lidhur me bregdetin me një autostradë efikase dhe lëvizje të shpejtë për të gjithë duke arritur me makinë për 10 deri në 45 minuta. Ndër të tjera “The telegraph” shkruan se Shqipëria tashmë mund të arrihet lehtë. British Airëays fluturon për në Tiranë pesë herë në javë. Kështu ju mund të blini një apartament me pamje nga deti për një shumë të ulët pre 30 mijë dollarësh, apo të pini një gotë birrë për 1 dollarë dhe të konsumoni në restorant një shishe verë për vetëm 4 dollarë.
Më tej shkrimi pasqyron bukurinë e natyrës shqiptare. Shqipëria ka një klimë të bukur me diell. Ajo shtrihet në detin Adriatik. Numri i turistëve ka shkuar gjithnjë e në rritje, vetëm në vitin e kaluar citon gazeta numri i turistëve arriti në 4 milionë e 100 mijë, krahasuar me vetëm 300 mijë në vitin 2004.
Pavarësisht se ka ende shenja korruspioni dhe ndoshta edhe probleme me cështjet e pronësisë së tokës, komenton the Telegraph”, shton se kryeministri i vendit Sali Berisha është i gatshëm të ofrojë një garanci. Artikulli citon disa deklarata të kryeministrit i cili shprehet se “Nëse anglezët vijnë në Shqipëri për të blerë pasuri të patundshme, paratë e tyre janë të sigurta. Kur një tokë mund të blihet me dokumentat zyrtare të shtetit, asnjë kërkesë tjetër mbi këtë pasuri nuk do të pranohet dhe unë jap garancinë totale mbi këtë”. Fjalë të forta këto të Berishës, vlerëson shkrimi duke shtuar se të thuash se edhe nëse investon disa miliona lekë për një vilë apo apartament, investimi është i sigurt.

Pra shkurtimisht thuhet në këtë shkrim Shqipëria është ende një territor i paprovuar. Por kjo nuk e ka penguar pilotin britanik të anijes së vjetër Harëich, 65 vjecarin Chris Esdale-Pearson të blejë një apartament në rezortin e gjirit të lalzit me një cmim prej 54 mijë dollarësh.
Ka sigurisht shumë potenciale të pazhvilluara në Shqipëri sipas Kate Stinchcombe-Gillies të agjencisë imobiliare britanike online Holideylettings. Në faqen zyrtare të kësaj agjencie thuhet se "Çmimet e apartamenteve tipike për pushime shkojnë nga 285 Stërlina- 490 stërlina në javë," "Ju keni plazhe të bukura dhe lokale nate, por edhe site arkeologjike të mbrojtura nga UNESCO”. Por duke mbetur e panjohur Shqipëria ka shmangur stuhitë ekonomike që qarkullojnë pjesën më të madhe të Europës. Ndërsa një pjesë e mirë po përjeton krizës, Shqipëria po përparon shkruhet më tej. Duke komentuar fjalët e kreut të qeverisë me një shkëlqim në sytë e tij, se “Nuk e kemi lejuar recesionin të ndihet, në fakt ekonomia jonë është rritur” gazeta shton se nuk është keq për një komb që dikur ishte vendi i dytë më i varfër në botë. Artikulli përfundon duke thënë se natyrisht ditët për ta zbuluar edhe më shumë Shqipërinë janë të numëruara, për investitorët e huaj është momenti më i mirë për të vepruar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›