Skualifikimi Conte pret uljen
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që pritet të thotë fjalën e tij rreth skualifikimit të trajnerit Antonio Conte, ka marrë jetë hipoteza se dënimi 10 mujor i drejtuesit të stolit të Juventusit mund të ulet.
Pezullimi i dhënë nga Disiplinori i federatës rreth skandalit të basteve në futbollin italiane ka ardhur për periudhën kur Conte punonte në stolin e Siena-s. Ndërkohë, tashmë mendohet që ekzistojnë shanset reale se skualifikimi mund të ulet në vetëm 4 muaj.
Conte nuk do të jetë i pranishëm në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku ndodhet edhe selia e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por do të përfaqësohet aty nga tre avokatët e tij. Këtë betejë ligjore kundër vendimit të FIGC ai do ta ndjekë nga Torino.
Kjo për faktin se trajneri ka zgjedhur që të qëndrojë pranë futbollistëve të tij, për debutimin në shtëpi në Champions League, aktivitet ku Juventusi kthehet pas rreth 1 mijë ditëve mungesë.
Do të jenë avokatët e Contes ata që kanë detyrën të anulojnë skualifikimin e dhënë nga Disiplinori dhe të konfirmuar nga drejtësia sportive. Synimi është që të hiqet dënimi për mos-kallëzim të përcaktimit të rezultatit për ndeshjen AlbinoLeffe-Siena.
Nëse skualifikimi do të ulej në vetëm 4 muaj, atëherë dënimi i Conte-s do të përfundonte më 12 dhjetor, dhe ai do të ishte në stol në ndeshjen në “Juventus Stadium” kundër Atalantës vetëm tri ditë më pas.