QKL dhe QKR eliminojnë barrierat e biznesit me filiale të reja
15/12/2009 Nënshkruhet marrëveshja. Prifti: Në këtë sportel jepen 65 për qind e lejeve dhe licencave
Qendrat e Regjistrimit dhe ajo e Licencimit të biznesit zgjerojnë rrjetin e shërbimeve në qytetet kryesore të vendit. Rrjeti i ngritur i QKR-së do të vihet në dispozicion të qytetarëve edhe për dhënien e licencave. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, e cilësoi këtë një hap përpara në përmirësimin e klimës së biznesit. Një masë e tillë është përshëndetur edhe nga përfaqësues të USAID-it në vendin tonë, po ashtu edhe grupimet e biznesit. Korça, Shkodra dhe Vlora do të jenë qytetet e para, ndërsa ministri Prifti ka siguruar se brenda këtij viti do të ngrihen edhe qendra të ngjashme licencimi për sektorin e energjetikës dhe atë minerar. “Përmirësimi i klimës për biznesin është një prioritet i punës së qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë. Prioritet është zgjerimi i shërbimeve për biznesin në të gjithë vendin. Marrëveshja e bashkëpunimit mes QKR-së dhe QKL-së është për të përdorur infrastrukturën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Pra, të njëjtat zyra dhe sportele për të bërë edhe licencimet. Krijimi i këtyre dy qendrave ka qenë pjesë e rëndësishme e reformës, e cila e ka ngjitur shumë shkallë Shqipërinë në raportin “Doing Business’”,- tha ministri Prifti. Ai u ka bërë thirrje bizneseve të marrin të gjitha lejet dhe licencat brenda një kohe të shkurtër. “Akoma nuk kuptohet në të gjithë Shqipërinë rëndësia e Qendrës Kombëtare të Licencimit. Në këtë sportel jepen 65 për qind e lejeve dhe licencave në total. Pra, nëse deri dje këto leje dhe licenca janë dhënë në institucione të ndryshme të shtetit, për të lehtësuar punën e biznesit i kemi grumbulluar në këtë sportel dhe ky është shkurtim i kostove të biznesit. Ne kemi vendosur edhe parimin heshtja është miratim”,- tha Prifti. Sipas tij, reforma për përmirësimin e klimës së biznesit do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Brenda 2010-s, qeveria parashikon të ngrejë dy sportele të tjera të tipit “One Stop Shop”. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të shkurtuara, QKL-ja redukton barrierat administrative ndaj nismës së lirë, ul kostot për bizneset në procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, duke përmirësuar ndjeshëm klimën për biznes në Shqipëri. QKL-ja aktualisht trajton procedurat e licencimit, autorizimit, lejeve, ndryshimit dhe revokimit, si dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave e Lejeve.