Aksidentohet mekaniku i peshkatores, rëndë në spital
15/12/2009 Ngjarja në Kalatën Lindore në portin e Durrësit, i dëmtuar një 60-vjeçar
U dëmtuan në kokë gjatë orarit të punës, u gjet nga kolegët
DURRES- Një tjetër incident ka ndodhur në Kalatën Lindore në portin e Durrësit për shkak të një aksidenti në punë. Shtetasi Ramiz Lelja 60 vjeç është dëmtuar rëndë në kokë dhe në trup në kohën që po kryente remontin e peshkatores “Rovinson”. Mekaniku ishte futur në dhomën e motorit të anijes së gjuetisë dhe në rrethana akoma të pasqaruara është dëmtuar në kokë. Nga hetimet paraprake mendohet se ka qenë një lëvizje e pakontrolluar e mekanikut të vjetër që i ka humbur ekuilibrin 60-vjeçarit Lelja banues në lagjen numër 14 në Durrës. Në çastin e aksidentit në mjetin e peshkimit ka pasur edhe marinarë të tjerë, të cilët e kanë parë të gjakosur mekanikun e peshkatores në pronësi të shtetasit Fatmir Lizja. Ata e kanë transportuar për në spitalin e Durrësit ku edhe vijon të jetë në sallën e reanimacionit në gjendje kritike për jetën. Fraktura ka qenë e fortë pasi mekaniku Ramiz Lejla ka çarë kafkën në kohën që motori është shkëputur nga bulonat dhe shtrati, ndërsa ekuipazhit i është dashur kohë për të nxjerrë që andej mekanikun e njohur të flotës së peshkimit. Vetëm dy javë më parë një punëtor në Kalatën Lindore ka rënë nga një lartësi e madhe e vinçit. Oficerë të policisë në përbërje të grupit hetimor në të dy rastet e fundit të aksidenteve kanë dyshuar në pakujdesinë e të aksidentuarve, të cilët nuk kanë zbatuar kushtet e sigurimit teknik në punë.