E Diel, 1 Nëntor 2026

QKL-ja mbush një vjeç, 3 mijë licenca në një vit



Në 1 vjetorin e krijimit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar hapjen e këtij institucioni si, një masë efikase për parandalimin e korrupsionit.
“Frymëzimi për të ngritur një Qendër të tillë ishte para së gjithash, lufta me tolerancë zero kundër korrupsionit. Qeveria është e vendosur të marrë çdo masë, për të çrrënjosur, për të luftuar këtë kancer, i cili kërcënon më shumë se çdo gjë tjetër klimën e biznesit, por edhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”,- tha Berisha. Ai theksoi se krijimi i këtij institucioni është mesazhi më i shkëlqyer që ne i japim investitorëve të huaj. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se në një kohë të shkurtët nga kjo qendër janë dhënë 3 mijë licenca. QKL-ja është ngritur me mbështetjen e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, nëpërmjet USAID, duke pasur si synim reduktimin e korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Ndërsa reforma në fushën e licencimit dhe hapja e sportelit me një ndalesë të aplikimeve energjetike pranë kësaj Qendre realizohet në bashkëpunim me qeverinë gjermane, nëpërmjet Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ).

Ndërmjetësim për mosmarrëveshjet tregtare

Forca lëvizëse e zhvillimit të ndërmjetësimit në mosmarrëveshjet tregtare në Shqipëri mbetet sektori privat. Por, edhe pse ai mbetet parësor, mjaft interes për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve kanë treguar dhe përfaqësues nga Dhomat lokale të Tregtisë e Industrisë dhe shoqatat multisektoriale apo edhe përfaqësues nga sektorë të veçantë, duke përfshirë industritë kryesore Shqiptare (të tilla si: agrobizneset, tekstilet, materialet e ndërtimit, sektorin e automobilave) dhe shërbimet (veprimet bankare, sigurimet dhe transportin). Përpos tyre, qeveria në Programin 2005-2009, në kapitullin “Konsolidimi i sistemit demokratik dhe garantimi i të drejtave themelore njerëzore” në paragrafin mbi Reformën në Drejtësi, si pjesë e Reformave Institucionale, është deklaruar në mbështetje të Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve për çështjet tregtare kur thotë se “ajo do të nxisë dhe do të ndërtojë forma të reja alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si arbitrazhi dhe ndërmjetësimi”. Në vazhdim, edhe gjyqtarë të Seksionit Tregtar të Gjykatës të intervistuar për këtë vlerësim, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve.

9 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›