Plazh, seri arrestimesh për vjedhje
05/08/2009 Grabitje banesash dhe automjetesh, në pranga 5 persona, 1 në kërkim
DURRES- Vetëm një ditë pasi shumë qytetarë denoncuan në polici vjedhjen e banesave apo autoveturave të tyre, pesë persona kanë rënë në prangat e policisë si dhe një është shpallur në kërkim. Alarmi dhe pasiguria e pushuesve, kryesisht në zonën e Plazhit, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit dhe në qytet, lidhur me një seri vjedhjesh, policia është shtrënguar për të kapur autorët.
Arrestimet
Pas një operacioni të mirorganizuar si dhe ngritjes së disa postblloqeve enkas për të kapur disa të rinj të mbajtur nën survejim, pesë shtetas kanë rënë në pranga. 18-vjeçari Gerald Z nga Tirana është akuzuar për një sërë vjedhjesh në lagjen numër 17, kancelarinë në Plazh, lokal supermarket dhe lokal tjetër po në Plazh. Pas tij, rreth 30 minuta më vonë, ka përfunduar në dhomat e izolimit shtetasi Armando N. 19 vjeç, nga Shkodra, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes një autoveturë tip “Fiat” në lagjen numër 18 të qytetit të Durrësit. Personi i tretë i arrestuar quhet Ridvan K., 25 vjeç, nga Fushëkuqja, nën akuzën se ka vjedhur një “Benz” në Plazh. Lista e të arrestuarve pason me 24-vjeçarin Ylbër T nga Lekaj i Kavajës, ngase në rrugë operative rezulton të jetë i dyshuari për vjedhjen e 3 banesave familjare në lagjen numër 13 në Durrës, të cilat janë marrë me qira nga pushues kosovarë. Njëherësh me këta të rinj policia është vënë në kërkim si dhe ka kërkuar ndihmë nga policia e Elbasanit dhe e Lushnjës për peqinasin Mirjan A, pasi i janë faturuar disa vjedhje në Plazhin e Durrësit. Vetëm një ditë më parë qytetarët dhanë alarmin lidhur me vjedhjet masive në zonën turistike, e cila tashmë është tejmbushur me pushues. Edhe pse një numër agjentësh janë vendosur me shërbim në këtë zonë, vjedhjet e banesave dhe automjeteve kanë tronditur shoqërinë e qytetit bregdetar. Efektiva të shumtë të policisë së Durrësit dhe dhjetëra agjentë policie të veshur civil janë në shërbim në zonën turistike, por ende nuk kanë mundur të vënë nën kontroll situatën. Dhjetëra pronarë të mjeteve kanë vërejtur këto dy-tri javët e fundit dëmtime të mjeteve, nga ku u janë marrë kasetofonë, sende të ndryshme, çanta etj. Ndërkohë kryefamiljarët janë të detyruar të bëjnë rojë natën nëpër banesat e tyre nga frika e grabitjeve. Ndërsa turizmi është në kulmin e vet, duket se vjedhjet janë edhe më të pranishme. Viktima janë kryesisht pushuesit që vijnë nga jashtë vendit, sidomos kosovarët dhe maqedonasit.