Tentojnë t’i grabitin makinën kur dëgjonte “Elita 5”
05/08/2009 Ngjarja ka ndodhur në një nga diskotekat në Golem
KAVAJE- Tre persona janë proceduar dje nga policia e Kavajës, pasi kanë tentuar të vjedhin automjetin e një shtetasi, i cili ishte duke shijuar tingujt e muzikës së grupit kosovar “Elita 5”. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së diel në parkingun e diskos “Rio”, që ndodhet në plazhin e Golemit. Mësohet se në këtë disko fundjavën e kaluar ishin ftuar anëtarët e grupit të njohur “Elita 5”, të cilët me këngët e tyre kishin arritur të thithnin një numër të madh njerëzish që pushonin në zonën e Durrësit dhe Golemit. Mirëpo në dallim me personat e shumtë që kishin shkuar për t’u argëtuar në ambientet e diskos “Rio”, kanë qenë shtetasit Albert Bajrami, 31 vjeç, Erald Qafa, 30 vjeç, dhe Dorian Qafa, 27 vjeç. Ndërsa të gjithë po shijon tingujt e muzikës së grupit “Elita 5”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë mundur të hapin derën e një automjeti tip “Benz” me targë V 942 MGY dhe grabitjen e tij. Mirëpo këtë herë fati nuk ka qenë me ta, pasi një nga punonjësit e sigurisë së diskos ka arritur të vërë re veprimet e dyshimta të tre personave dhe menjëherë është afruar afër automjetit. Në këtë çast dy vëllezërit Erald dhe Dorian Qafa kanë mundur të largohen, ndërkohë që shtetasi tjetër është ndaluar nga rojat e sigurisë. Këta të fundit kanë lajmëruar punonjësit e policisë së Kavajës si dhe pronarin e automjetit, i cili gjatë kohës kur tre të rinjtë po tentonin t’i grabitnin makinën ishte duke kërcyer në pistën e diskotekës. Uniformat blu bën arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Bajrami dhe shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tjerë. Pas marrjes së deklarimeve të të arrestuarit dhe personave të tjerë materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Kavajës për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.
Në dallim me personat e shumtë që kishin shkuar për t’u argëtuar në ambientet e diskos “Rio”, kanë qenë shtetasit Albert Bajrami, 31 vjeç, Erald Qafa, 30 vjeç, dhe Dorian Qafa, 27 vjeç. Ndërsa të gjithë po shijon tingujt e muzikës së grupit “Elita 5”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë mundur të hapin derën e një automjeti tip “Benz” me targë V 942 MGY dhe grabitjen e tij.