E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkojnë mbylljen e kapitullit të zgjedhjeve, Edi Rama sheh me sy hapur ëndrra me “kuti”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i treguan opozitës shqiptare rrugën e demokratizimit dhe të njohjes së institucioneve qeveritare, kur këto dalin nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Precedentët e opozitës shqiptare, me kërkesa jo ligjore dhe e interesuar për shkeljen e vullnetit të votuesve, demaskimin e raporteve të ndërkombëtare si të OSBE/ODIHR dhe të qindra vëzhguesve të huaj të pavarur, kanë marrë tashmë ultimatumet e ndërkombëtarëve për heqjen dorë prej tyre dhe rikthimit të rrugës së dialogut dhe reformave.
Në një kohë kur SHBA shprehu njohjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të qeverisë së dalë prej tyre, Edi Rama kreu karshillëkun e radhës, duke akuzuar kryeministrin Berisha se ka frikë nga hapja e kutive, duke bërë kështu shurdhin për deklaratat që vijnë nga perëndimi. Qëndrim ky, sa absurd aq edhe irracional, për statusin aktual politik dhe vetë kauzën e ngritur nga opozita, e cila thjesht shërbeu për t’i dhënë një leksion të mirë kryesocialistit dhe ndjekësve të tij se një qeveri legjitime s’mund të dhunojë ligjet për tekat personale të një politikani.
Në këto kushte, duket qartë se Edvini po investohet para opinionit publik si padrejtësisht i ndëshkuar jo vetëm nga mazhoranca shqiptare, por të njëjtat akuza do t’i adresojë edhe komunitetit ndërkombëtar.
Dëshpërimi i thellë dhe humbja e kontrollit të bazës socialiste, duke ditur se askush s’mund të manipulohet më nga thirrjet e Ramës për lëvizje mbarë kombëtare, për të drejtat e “dhunuara” të opozitës e detyron atë të tjerrë akuza të rëndomta që vetëm politike s’mund të quhen.
Kryesocialisti, bën reagime të tilla me qëllim ndjelljen e entuziazmit te socialistët e thjeshjtë, pavarësisht se këta të fundit s’kanë më ndërmend t’i shkojnë pas një karikature politike, i cili thjesht i përdori për interesat e tij personale dhe të 21 deputetëve milionerë të grupit parlamentar socialist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›