QKUK-ja, pa drejtor

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka mbetur pa drejtor Ekzekutiv. Jusuf Ulaj, i cili mbante këtë pozitë qe tre vjet, e ka përfunduar mandatit më 22 tetor dhe nuk ka shprehur as interesimin më të vogël për vazhdimin e punës në këtë pozitë.
Dy ditë pas përfundimit të punës, Ulaj tha të shtunën përmes telefonit se gjendet jashtë Kosovës, ndërsa nuk deshi të komentojë gjendjen në të cilën e ka lënë QKUK-në.
Përfundimin e mandatit të tij e konfirmoi për Express zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, sikurse dhe zëvendësdrejtori i deritashëm i QKUK-së, Rrahim Krasniqi. Ky i fundit, për shkak se është zgjedhur pas emërimit të Ulajt, ka edhe tre muaj afat në kontratë, ndërsa do ta zëvendësojë drejtorin e deritashëm, deri në zgjedhjen e një të riu.
Konform statutit dhe organogramit të QKUK-së, me pëlqim të MSH-së, deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri nga ana e MSh-së, të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë i kalojnë zëvendësdrejtorit të QKUK-së, Rrahim Krasniqi, tha zëdhënësi Fazliu.
Krasniqi është me profesion ekonomist dhe deri në ardhjen në këtë post ka punuar si auditor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Veç drejtorit Ulaj, ndonëse kanë pasur kontratë sikurse zëvendësdrejtori Krasniqi, nga pozita e ndihmësdrejtorëve kanë dhënë dorëheqje edhe Afrim Blyta e Arben Grazhdani.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Rrahim Krasniqi, tha për Express se shpreson që nuk do të jetë gjatë në zëvendësim. Ai pret që brenda një jave do të zgjidhet drejtori i ri.
Unë jam në zëvendësim me pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tha Krasniqi, duke shpresuar në një zgjidhje sa më të shpejtë.
Mirëpo gjërat nuk janë duke shkuar sipas parashikimeve të Krasniqit. Së paku, nëse bazohemi në faktin se përfundimin e punës Ulaj e ka paralajmëruar dy muaj më parë, ndërsa MSH-së nuk iu është ngutur në këtë proces.
Faik Hoti, zëdhënës në MSH, tha se institucioni që përfaqëson, konform ligjit ka formuar panelin intervistues që të merret me intervistimin e gjithsej 14 kandidatëve, sa kanë konkurruar për pozitën e drejtorit, paga e të cilit është 515.90 euro.
Paneli është formuar dhe sigurisht javën tjetër do të fillojnë intervistimet, tha Hoti.
Ka shumë spekulime rreth asaj se kush do të zgjedhjet, por ajo që do të them është se kabineti i ministrit nuk do të përzihet në këtë zgjedhje. Kjo i takon pjesës së shërbimit civil dhe nuk është post politik, tha Hoti.
Kandidatët që kanë aplikuar për drejtor të QKUsë:
Bedri Zahiti, Bajram Koci, Fadil Beka, Xhavit Bicaj, Salih Krasniqi, Murat Zejnullahu, Sebahate Zeqiri, Violeta Husaj, Fitim Selimi, Curr Gjocaj, Izet Sadiku, Ibrahim Shabani, Mehmet Maxhuni dhe Ali Sadriu.