QKUK pezullon Memorandumin me Doganat
Nga Express më 19 prill 2011 në ora 12:51
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pezulluar Vendimin e Mirëkuptimit me Doganat e Kosovës. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, Lulzim Emini, sot ka marrë vendim për pezullim këtij vendimi, bazuar në nenin 16 të Statutit të QKUK-së, thuhet në një njoftim të QKUK-së.
Ish-drejtori Ekzekutiv, Ali Sadriu dhe Naim Huruglica, drejtor i Doganave të Kosovës, më datën 29 mars 2010, patën nënshkruar këtë memorandum, qëllimi i së cilit ishte humanitar dhe përmes së cilit mundësohej që produktet medicinale të konfiskuara nga Doganat e Kosovës, të viheshin në ndihmë për pacientë e shtrirë në QKUK.
Për pezullimin e këtij memorandumi thuhet se janë pajtuar të dy palët.