Pjesëtari i EULEXi pezulluar seofendoi shqiptarët
PRISHTINE- Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni dhe qe eshte pezulluar te shtunen nga detyra.
Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raporton Indeksonline.
Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar ne menyre psikike me stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin. Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin.
Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.Denoncimin për abuzimin e detyrës nga ky zyrtar i EULEX-it e ka bërë personeli lokal i Misionit. Ndërkohë brenda EULEX-it rasti është vlerësuar si shumë sensitiv dhe është kërkuar që rasti të hulumtohet me shumë seriozitet.
(NEWS24/Balkanweb)