Priten ndyshime të tjera në qeverinë e Kosovës
PRISHTINË- Ndryshime të tjera priten të ndodhin këtë javë në qeverinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se kjo është një çështje që po diskutohet mes partnerëve të koalicionit dhe se kryeministri Thaçi shumë shpejt do të bëjë një veprim të tillë. “Unë jam i bindur se do të ketë një balancim brendapërbrenda Qeverisë, por gjithmonë në proporcion me fuqinë politike që ka secili subjekt politik”,- ka thënë Kuçi.
Aleanca Kosova e Re, pasi ka humbur postin e presidentit të Kosovës, pas zgjedhjes së presidentes konsensuale, kërkon që të ketë edhe dy ministri shtesë dhe tre zëvendësministra, ndërsa aktualisht ka dy zëvendëskryeministra. Mediat kosovare raportojnë se PDK-ja është e gatshme t’ia japë AKR-së vetëm edhe një post ministror dhe dy zëvendësministra, ndërsa synon që ta shkarkojë nga përgjegjësia e zëvendës kryeministren Mimoza Kusarin, e cila mban edhe postin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë. Po kështu po sipas mediave, pritet të ketë ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në atë të pushtetit lokal.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)