E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosje" emëron një anëtar në KQZ

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 13:31

Presidentja Atifete Jahjaga të martën ka emëruar Alban Krasniqin anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes "Vetëvendosje".

Krasniqi ka bërë betimin para presidentes së Republikës.

Vendimi për emërimin e tij është marrë duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›