E Shtunë, 31 Tetor 2026

Potencialet energjitike te Shqiperise

Eksporti i produkteve energjetike nga Shqipëria gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti u rrit në 215 milionë euro ose 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e tregtisë së jashtme të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit të kaluar Shqipëria eksportoi 165 milionë euro produkte energjetike, kryesisht naftë bruto nga Patos-Marinza dhe energji elektrike. Eksportet e naftës kanë përfituar njëkohësisht nga rritja e prodhimit dhe rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Prodhimi i naftës bruto në vendburimin e Patos-Marinzës ka arritur aktualisht në 14 mijë fuçi naftë në ditë, afërsisht rreth 2300 tonë. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë, si një pikë strategjike për tregtimin e naftës e bëjnë atë si tregun më mbreslënës në Europë dhe me gjere. Në fillim të muajit nëntorë një nga kompanitë më të mëdha kanadeze, që operon në vendin tonë në sektorin e hidrokarbureve, do të paraqes planin strategjik të zhvillimit të këtij sektori.

Në bashkëpunim edhe me kompaninë amerikane Pathfinder kanë analizuar dhe inspektuar zona të reja të vendit ku pritet një potencial i lartë i nxjerrjes së naftës dhe gazit. Sipas percaktimeve te ekipit te firmes Pathfinder, thuhet se ka potenciale te larta per me shume shpime per nxjerrjen e naftes ne zonen e Palokastra-s si dhe flitet per testimin diskret te intervaleve te ndare ne nxjerrjen e naftes ne Kanine, vendi i cili gjithashtu ka potencial. Por zbulime analoge tregojnë se edhe në zonën e Dumresë dhe në Kucovë ka potenciale të fuqishme për zhvillimin e hidrokarbureve, thekson kompania.

Strategjia e pergjithshme e Sky Petroleum mbetet solide dhe ky raport u jep investitoreve nje pamje jashtezakonisht interesante brenda sektorit te energjise te zgjeruar me shpejtesi ne Shqiperi, thuhet ne raportin e kompanise. Çmimi i shitjes së naftës shqiptare në tregjet ndërkombëtare është rreth 74 dollarë për fuçi, gjë që përfaqëson rreth 65 për qind të çmimit BRENT në Bursën e Londrës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›