Shqiptaret, vizitat tek mjeku kur semundja eshte renduar
Shendeti eshte mbi te gjitha! Eshte nje shprehje qe e degjojme rendom dhe cdo dite, por ne te vertete nuk rezulton keshtu per shqiptaret. Mjeket theksojne me keqardhje se verejne nje edukate mjaft te ulet shendetesore. Madje, dhe vete ne e pranojme se neglizhojme vazhdimisht t'i drejtohemi mjekut. Edhe pse flitet shume per semundje teper te perhapura si kanceri i gjirit apo i qafes se mitres, mjekja onkologe Teuta Buxheli tregon se 50 % e grave te diagnostikuara jane raste te avancuara te semundjes: "Ka gra qe nuk kane informacion aspak. Ka edhe nje kategori qe e njohin semundjen, por nuk eshte e sensibilizuar sa duhet." Situata nuk ndryshon po te kalosh ne semundshmeri te tjera kronike. Loni Pepo, mjek kardiolog, tregon se megjithese semundjet e zemres zene 56% te te gjitha semundjeve, numri i vizitave eshte i ulet. Por dhe ata qe vendosin te trajtohen tek mjeku, abuzojne me kurimin: "90% e rasteve harrojne te pine ilacet. Shendeti mendor ka te tjera specifika qe i pengojne njerezit t'i drejtohen mjekut. Ariana Rreli, mjeke psikiatre, thekson se ne krah te edukates se ulet shendetesore, vihet dhe paragjykimi qe ekziston per frekuentimin e nje mjeku te tille: "Megjithese cdokush ka stres, askush nuk drejtohet tek psikiatri apo psikologu." Por duke lene pas notat pesimiste, mjeket theksojne se puna duhet te drejtohet ndaj sensibilizimit.