E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, klinikë për varësinë nga alkooli



Për herë të parë hapet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" klinika për trajtimin dhe rehabilitimin e personave që janë të varur nga alkooli. Kjo është një qendër e cila ka kapacitete për trajtimin e 12 personave. Ndërkohë që në Shqipëri sipas statistikave të Insitutit të Shëndet Publik në vendin tonë konsumojen alkool 340.000 persona dhe 2 përqind e popullsisë mund të quhen të alkolizuar.

Në këtë qendër aktualisht ndodhen disa persona që duan te largojnë varësinë nga alkoli ndërkohë që ata do të qendrojnë në këtë qendër për një muaj dhe më pas do të bëhet trajtimi në familje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›