Instalohet mamografia e pare dixhitale tek onkologjiku
Në spitalin onkologjik në Tiranë, është instaluar mamografia e parë, dixhitale në vendin tonë. Një projekt i Bankës Botërore në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetsisë, ka bërë te mundur që kjo aparaturë, të vendoset pranë onkologjikut, dhe të shërbejë për një diagnostikim të hershëm të rasteve të kancerit të gjirit, i cili në vendit tonë, shënon raste ne rritje këto dy dekadat e fundit, rreth 500 raste te reja cdo vit.
"Na mundëson që të hedhim hapa drejt atij që është detektimi i hershëm i sëmundjes së kancerit, që është një nga momentet kyce për fitoren në luftën me të. Po njëkohësisht na stabilizon risinë që në shtetësinë shqiptare hyn dhe bëjnë pjesë e teknologjisë së saj, teknologji të nivelit bashkëkohor", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.
Aparatura e mamografisë dixhitale, do të instalohet dhe në katër rrethe të tjera të vendit. Nëpërmjet saj duke përdorur dhe telemedicinën, mjekët do të mund të shqyrtojnë të gjitha rastet që diagnostikohen, duke ju shkurtuar dhe rrugën pacientëve nga rrethet, madje duke ju dhënë edhe mundësinë, për të mos u drejtuar më në klinikat jashtë shtetit.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 janar 2011 )