E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Mediu Strategji per parandalimin

Gjatë vitit 2011, trajtimi i ujrave ndërkufitare, në vecanti lumi Buna, për të parandaluar përfundimisht përmbytjet, do të jenë prioriteti kyesor, i strkturave të mjedisit. Ministri Fatmir Mediu, duke berë publike, të gjitha nismat për 2011, ka vlerësuar marrëveshjen me Malin e Zi, për lumin Buna, e cila tashmë ështe ne fazën e parë. Një sfidë tjetër për ministrinë që ai drejton përgjatë këtij viti, do të jetë menaxhmi i mbetjeve ku sërish ka theksuar se pushteti vendor duhet te bashkëpunojë më shumë.

"Do ta konsideroja një sukses marrëveshjen me Malin e Zi për trajtimin e ujërave ndërkufitare, në mënyrë të vecantë me lumin Buna, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë dhe financimet e përbashkëta, si faza e parë për të reduktuar përmbytjet dhe si fazë përfundimtare parandalimin e tyre. Për këtë vit parashikohet miratimi i VKM që lidhet me mbetjet, amballazhet, landfillet", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.

Ministri Mediu tha se tashmë është bërë identifikimi i hotspoteve, në të cilat shumë shpejt do të ndërhyhet, pasi situata paraqitetet problematike. Përgjatë vitit të kaluar ka theksuar ministri i Mjedisit, jane ushtruar kontrolle, mbi shumë subjektë, operatorë që kanë impakt në mjedis, janë vendosur rreth 309 gjoba, vlera totale e të cilave kap shifrën e 200 milonë lekëve dhe janë pezulluar 144 aktivitete.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›