Festë për fëmijët e qendrës me aftësi të kufizuar
26/12/2011 Kërkohet më shumë vëmendje për këtë kategori nga donatorët
U jepen dhurata dhe organizohen aktivitete në ditën e Krishtlindjeve
BERAT- Fëmijët e qendrës me aftësi të kufizuar në qytetin e Beratit kanë festuar festat e fund vitit në një atmosferë tepër të gëzueshme. Qendra "Lira", e cila për çdo ditë ofron qëndrim dhe rehabilitim për një kategori fëmijësh me aftësi fizike dhe mendore të kufizuar ka mundësuar që të organizojë për këta fëmijë një aktivitet me rastin e festave të fundvitit. Organizuar gjatë ditës së djeshme fëmijët e qendrës “Lira” kanë mundur të kalojnë një ditë ndryshe nga të tjerat falë një aktiviteti të kulturor me rastin e festave të fundvitit. Drejtuesit e qendrës me mbështetjen e një sërë donacionesh në këtë qytet është mundësuar jo vetëm organizimi i kësaj feste, por dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët me aftësi të kufizuar, ndërkohë që kanë kërkuar më tepër vëmendje për këta fëmijë jo vetëm në rast festash. Drejtoresha e qendrës ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, Alma Kule, u shpreh për zhvillimin e këtij aktiviteti. "Më lejoni t’ju falënderoj juve fëmijë të rritur pasi falë jush ne jemi mbledhur sot këtu për të festuar të gjithë së bashku. Dua të falënderoj qendrën ditore, të cilët kanë përgatitur një koncert për fëmijët dhe të rriturit gjithashtu me lejoni të falënderoj Gentin, i cili na mundësoj veshjet e babagjyshit të Vitit të Ri me qëllim që të krijojmë një ambient sa më festiv për të gjithë ju. Ju bëj apel të gjithë biznesmenëve, donatorëve dhe sponsorëve qoftë dhe me dhurata më të vogla simbolike për qendrën “Lira” për fëmijët tanë dhe të rriturit tanë dera jonë do jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunime”, u shpreh drejtoresha e qendrës. S. Gorrica