Itali, vritet me plumb në kokë shqiptari. Policia nis hetimet
Shqiptari 42 vjecar është qëlluar në kokë me armë zjarri. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe të autorit të vrasjes së ndodhur mbrëmë në Gjenova të Italisë.
GJENOVA- Një shqiptar është vrarë mbrëmë me armë zjarri në Gjenova të Italisë. Viktima, 42 vjec emri i të cilit nuk është identifikuar ende nga policia italiane është qëlluar në kokë rreth orës 23.00 në lagjen Sampierdarena të Gjenovas. Plaga ka qenë fatale dhe i ka marrë jetën menjëherë të riut shqiptar. Në vendngjarje kanë mbërritur skuadra e seksionit të vrasjeve e cila ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe të autorit të krimit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
(s.g/BalkanWeb)