E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT nis punen laboratori

Laboratori i spitalit me te madh ne vend Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ka nisur punen ne ambientet e spitalit te ri. Edhe pse akoma nuk eshte peruruar mesohet se laboratori eshte zhvendosur aty duke punuar. Godina 5-kateshe e ketij spitali eshte e ngritur tashme dhe pas instalimit te pajisjeve mjekesore pret te ofroje sherbime si urgjenca dhe laboratoret. Deri me tani ka nisur pune vetem laboratori nderkohe qe pritet instalimi i pajisjeve per nisjen e punes edhe per urgjencat. Ne kete spital me 5 kate do te vendosen sherbimet e ekzaminimeve te imazherise dhe diagnostikimit qendra e sterilizimit urgjenca mjekesia e pergjithshme laboratoret klinike hematologjia si dhe laboratori histologjik. Brenda spitalit te ri jane parashikuar te jene 115 shtreter per trajtimin e te semureve dhe i gjithe sherbimi qe do tu jepet pacienteve do te realizohet ne nje cikel te mbyllur qofte per vizitat percaktimin e diagnozes laboratoret si dhe trajtimin e kualifikuar. Ne perfundim te te gjithe projektit ne spitalin e ri universitar ne Tirane ne katin e peste te tij do te jene 7 salla operacioni 8 shtreter pas operacionit dhe laboratori histologjik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›