Tekstet shkollore, vetëm një muaj e gjysmë kohë për botuesit
Ministria e Arsimit ka shpallur dje kërkesën për tekste shkollore për vitin 2009-2010. Dorëzimi i teksteve të reja do të bëhet në MASH, nga data 20 deri në 27 prill 2009 deri në orën 16:30. Ky është një kusht i padiskutueshëm për drejtuesit e kësaj ministrie, duke u lënë kështu vetëm një muaj e gjysmë kohë shtëpive botuese, që të hartojnë tekstet shkollore të nxënësve të arsimit parauniversitar me të cilat do të konkurrojnë këtë vit.
Në planin e ministrisë për këtë vit mbetet botimi i teksteve të reja të pabotuara më parë ose ata që kanë vetëm një ose dy alternativa në treg. "Ftohen të gjitha shtëpitë botuese të paraqesin variantet e tyre të teksteve që janë në përdorim, me një dhe dy alternativa, si dhe për titujt e teksteve të pabotuar deri tani, për të marrë pjesë në tregun konkurrues, i cili do të funksionojë në përputhje me udhëzimin e ministrit të Arsimit", theksojnë zyrtarët e MASH-it.
Përjashtimet
Ministria e Arsimit për vitin shkollor 2009-2010 ka përjashtuar nga konkurrimi tekstet shkollore të certifikuara, që janë në përdorim me tri dhe më shumë alternativa. "Për këto tekste MASH do të rilidhë kontratat me botuesit përkatës pas korrigjimit të vërejtjeve që Komisioni i Miratimit të Teksteve do të ketë për tekste të veçanta", thuhet në qëndrimin zyrtar të përfaqësuesve të kësaj ministrie. Nuk do të pranohet as pjesëmarrja në konkurrim për rastet që bien ndesh me rregullin e konfliktit të interesit. Po kështu, do të përjashtohen nga kjo pjesëmarrje, shtëpitë botuese që kanë shkelur kontratat që ata kanë lidhur me MASH, gjatë pjesëmarrjes së tyre në ALTERTEKST-et e mëparshme. Në listën e përjashtimit janë edhe shtëpitë botuese që kanë refuzuar lidhjen e kontratës.
Gjithashtu, MASH-i bën të ditur se secili nga botuesit e interesuar mund të marrë, pranë sekretarisë së Komisionit të Miratimit të Teksteve (KMT) në ministri, Paketën Informuese ALTERTEKST 2009, me hollësitë e nevojshme për kushtet dhe kërkesat për të aplikuar. Kjo paketë është e publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të MASH-it.
Ribotimet
Për tekstet shkollore, të certifikuara, që janë në përdorim, të cilat janë me një, dy, tri e më shumë alternativa, do të rilidhen kontratat e botuesve përkatës me MASH si vijon: Tekstet, për të cilat KMT nuk ka vërejtje, MASH do të rilidhë kontratat me
botuesit duke filluar nga data 11 prill 2009. Për tekstet që do të ketë vërejtje nga KMT, MASH do të rilidhë kontratat me
botuesit vetëm pasi të jenë bërë korrigjimet përkatëse, sipas afateve të mëposhtme: Vërejtjet për secilin tekst botuesit do t‘i marrin pranë KMT në datat 2-5 mars 2009. Këto vërejtje do të jenë në dispozicion të të gjitha DAR/ZA-ve. Dorëzimi i teksteve të korrigjuara pranë KMT do të bëhet brenda tri javëve nga dita e marrjes së vërejtjeve. Teksti i rikorrigjuar do të dorëzohet në dy kopje, i lidhur në trajtë provizore, me vrima e kapëse plastike. Rilidhja e kontratave do të bëhet vetëm për tekstet të cilat do të kenë pasqyruar vërejtjet, brenda një jave nga dorëzimi i tekstit të korrigjuar. Rilidhja e kontratave kryhet në dhjetëditëshin e parë të muajit prill 2009.