E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, reduktohen operacionet

Stina e verës ndikon që operacionet jo emergjente të reduktohen ne QSUT. Nën drejtori i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës , Xheladin Draçini sqaron se për shkak të frikës nga infeksionet që mund të vijnë prej temperaturave të larta, por edhe për faktin se një pjesë e mjekëve marrin lejet e tyre vjetore reduktohen disa operacione të planifikuara për këto ditë, por të cilat janë emergjente. Por , Draçini thekson se nuk ka ndonje urdhër administrativ për ndërprerjen e operacioneve dhe se sallat janë gati për çdo ndërhyrje kirurgjikale.
Nën drejtori i QSUT-së, Xheladin Draçini, shtoi gjithashtu se vetëm gjatë ditës së hënë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës janë realizuar rreth 35 operacione.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›