E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, jo më duhan në Turqi

Të tymosësh si një turk?? Jo më. Turqia ka vënë në zbatim të shtunën një rregull të ri i cili "penalizon" të gjithë duhanpirësit. Këta të fundit nuk do të mund të tymosin më në restorante, bare apo vende të tjera publike apo pushuese. Një gjë e tillë kishte ndodhur në shumicën e vendeve të Europës, por nuk pritej që ku vendim të aplikohej edhe në Turqi. Kështu qeveria ka vendosur të ndaloje duhanin në bare dhe restorante, pikerisht në vendin ku konsumohet me shumë duhani dhe për më tepër nargjileja. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, turqit i bashkohen grupit të vendeve europiane që nuk e lejojnë duhanpirjen në vende publike. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e ka cilësuar konsumimin e duhanit më të rëndë se terrorizmi. Sipas ligjit më të ri, pronarët e bareve dhe restoranteve do të gjobiten me 2600 euro ndërsa me 32 euro klientët që konsumojnë duhanin në kundërshtim me ligjin. Burime të qeverisë së Erdoganit, thonë se numri i vdekjeve nga duhani eshte 100 mijë pesona dhe rreth 30 % e popullsisë është duhanpirëse e rregullt.
Vendimi ka ngjallur reagime te forta, por tashmë është i pakthyeshëm. Kundërshtuesit më të mëdhenj të këtij ligji, janë kryesisht ata që përdorin nargjilenë, një traditë e vjetër e cila tashmë ka filluar të aplikohet edhe nga turistët e huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›