Ekzekutimi ne Durres, ne pranga i treti
Durres- Policia e Durresit arreston nje person te trete te dyshuar si bashkautor per ekzekutimin e 25 vjecarit Saimir Balla pas sherrit ne lokal. Burime zyrtare thane se Ervin Kodra, 26 vjec, lindur e banues ne lagjen nr. 13 ne plazhin e Durresit, u ndalua mengjesin e dites se djeshme. Sipas policise, Kodra ndihmoi te arrestuarit Elis Tefa, 21 vjec, dhe Orges Dervishin, 25 vjec, qe te dy banues ne lagjen Nr. 14, te cilet qelluan me shtate plumba pistolete mbi Ballen, ne rrugen pas Pallatit te Kultures. Nderkohe qe mesohet se ne cilesine e proves materiale eshte bllokuar edhe arma e krimit, nje pistolete model 54 e kalibrit 7,62 mm, e cila pas ngjarjes ishte hedhur nga autoret ne nje kanal ne lagjen Nr. 13, ne plazhin e Durresit. Burime te policise thane se ekzekutori i 25 vjecarit dyshohet te jete Elis Tefa, i cili ishte i denuar me pare per plagosje te rende.
Mesohet se Balla dhe Tefa jane konfliktuar per motive te dobeta, por policia po heton edhe ndonje prishje pazari mes te rinjve. Pasi jane goditur me grushte me njeri-tjetrin, sherri eshte zhvendosur nga lokali per ne rruge. Aty Tefa ka nxjerre armen pistolete duke e qelluar shtate here 25 vjecarin. Kater nga plumbat viktima i ka marre ne gjoks dhe tre te tjere ne pjese te ndryshme te trupit. Policia tha se Elis Tefa dhe Orges Dervishi akuzohen per "vrasje me dashje ne bashkepunim" dhe "mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake", ndersa Ervin Kodra per "perkrahje te autorit te krimit".