E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia rrugore, aksion në rrugët e Tiranës

Ka nisur sot një aksion nga ana e policisë rrugore të Tiranës ndaj makinave të cilat nuk kanë shlyer gjobat. Ky aksion konsiston edhe në ndëshkimin e atyre automjeteve të cilët nuk kanë dokumentacionin e plotë dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 

TIRANE- Policia rrugore e Tiranës ka startuar në mesditë një aksion për bllokimin e mjeteve që nuk kanë shlyer gjobat, si dhe ndëshkimin e atyre që nuk kanë paguar taksat. Me dhjetëra punonjës dhe oficer të policisë rrugore kanë krijuar kordonë në të dyja anët e rrugës së Durrësit, në segmentin Doganë-Zogu i Zi. Veprimet e policisë rrugore kanë sjellë edhe rëndimin e qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, që konsiderohet nga artieriet kryesore të hyrjes dhe largimit të mjeteve nga kryeqyteti. Objekt i veprimeve të policisë rrugore ishin edhe verifikimet e dokumentacioneve të automjeteve, për të ndëshkuar drejtuesit që haseshin me mungesa në dokumentacione. Aksioni pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›