Në errësirë rreziqet duken edhe më të mëdha
Kur u ndjenë tronditjet e krizës së Eurozonës, fi llimisht dhe dhimbshën në Greqi e në Itali, çka shkaktuan
në këto vende jo vetëm revolta masive të qytetarëve por edhe betimin apo funksionimin e qeverive tranzitive, te ne më së shumti i qahet halli botës, nuk i qahet halli vetes. Flitet që grekët nuk e durojnë dot uljen e të ardhurave, sepse gjithmonë kanë qenë të përkëdhelur. Flitet që italianët e pësuan, ngaqë boll kishin votëbesuar mashtruesin Berluskoni. Flitet e çfarë nuk flitet për të tjerët, ndërsa për veten pak gjë. Ndoshta, sepse jemi të mësuar me varfërinë, ndoshta sepse e kemi gjetur formulën e ngushëllimit, duke e konsideruar palumturinë më pak të rëndë për t’u duruar. Ose duke mbushur mendjen që kohëzgjatja e saj është e papërcaktuar dhe e kufizuar. Prandaj, edhe në rast se kriza e vendeve fqinje do të na godasë rëndë (siç ka filluar dhe parashikohet të ndjehet), ajo nuk do të duket më keq se sa realiteti.
Sidoqoftë, pa bërë disa vlerësime paraprake dhe me transparencë të plotë, goditja e papritur apo e menjëhershme i frenon shpirtrat e frikësuar që të mos e masin dot me vështrim të parë forcën e fatkeqësisë, e cila mund të arrijë të duket edhe më gjigande se sa e vërteta. Dhe, për krijimin e kësaj gjendjeje, përvojat kanë bërë fajtore, veç të tjerash, edhe pasigurinë, edhe erësirën, të cilat i paraqesin rreziqet të duken më të mëdha. Por, në asnjë rast tjetër, përvojat nuk kanë rezultuar aq të nevojshme se sa vlerësimi i drejtë i paqëndrueshmërisë dhe ndryshueshmërisë së gjërave, të rrethanave të së sotmes dhe të së ardhmes.
Këta faktorë dhe rezultantja negative e tyre kanë pushtuar realitetin aktual në Shqipëri. Në Shqipëri, ku kjo qeverisje partiake e diktuar nga arroganca e një personi të vetëm që qëndron në krye, më së shumti pasuron një grumbull të vogël njerëzish apo famijesh, duke e lënë pjesën më të madhe, absolutisht dhe cilësisht më të madhe, që t’i rritet temperatura deri në konvulsione. Në konvulsione jo vetëm sepse nuk mund të përballojnë pa shumë shqetësime jetën e përditshme, por edhe se nuk dinë saktësisht ku do të shkojnë më tej, a do të jenë në gjendje që të largojnë nga vetja mundimet, si gurrët në rrugë?!
Kur shënohet ndër këta faktorë edhe errësira, ndërmend të vjen menjëherë veçanërisht mungesa e transparencës, e informacionit qeveritar, çka ndikon që disa të mos i shohin në sy prognozat, sidomos ato ekonomike, të tjerë të përfshihen nga paniku për koston shumë të vogël të ekzistencës e tyre “të kotë, të mjerë dhe të pavlerë”. Në vend të deklaratave të bujshme të Kryeministrit dhe tellallëve të tij, se ne paskemi rritjen ekonomike më të lartë në Europë, se investimet e huaja në Shqipëri na u klasifikorkën si më të mëdhatë në rajon, se borxhi publik këtu u mbajtkërka brenda kufirit të lejuar etj, etj, qindra mijëra familjeve u zhduken nga xhepat e veckël ato të pakta lekë, siç rrëshket rëra nga gishtat e duarve. Dhe, kështu, vështirë të ketë në këtë vend ndonjë njeri, që kërkon të rrojë me djersën e vet, i cili të jetë aq naiv sa të besojë se inflacioni qenka nën kontroll, se rritja ekonomike shënon rekorde edhe këtë vit, se pagat dhe pensionet Qeveria kaq shumë para dhe përdëllehet për t’i rritur ato më shumë se sa niveli i inflacionit etj., etj. broçkulla të tilla.
Por, kur dëgjon nga përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pasojat e krizës në Eurozonë, sidomos ato në Greqi dhe në Itali, do të kenë efekte të shpejta dhe mjaft të ndjeshme për Shqipërinë, se për këtë vit rritja ekonomike parashikohet aty te 1.9 për qind, ndërsa vitin tjetër jo më shumë se 1 për qind, atëhere qytetarit të këtij vendi i shtohen konvulsionet dhe s’di kujt t’i zërë besë për shërimin. Mirë, por me këtë masë të Prodhimit të Brendshëm Bruto, a mund të paguhen nga Qeveria borxhet që ka marrë, sidomos ato afatshkurtra dhe afatmesme, të cilat kanë interesa të larta dhe kamata gjithnjë e më kërcënuese?!
Më pas, kur qytetari dëgjon gjithashtu edhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ata të Bankës Botërore me deklarata, se borxhet që merr Qeveria shqiptare janë mbi 2 herë më të larta nga të ardhurat që mbledh ajo gjatë një viti, duke zënë një nga vendet e para në botë për shifra të tilla kontraverse, atëhere dyshon edhe te memorja e vet, edhe te shqisat e tij të të parit dhe të të dëgjuarit: prandaj paska folur Berisha për vendin e “nderit” që zë Shqipëria në botë, pra për borxhet dhe jo për rritjen ekonomike?! A thua vërtet Shqipëria paska borxhet më të mëdha në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, në masën afro 3 herë më të larta se sa Serbia dhe mbi 5 herë se sa Bosnjë – Hercegovina?! Ku paskan shkuar këto borxhe, shlyerja e të cilave rrezikon seriozisht jo vetëm jetesën, por edhe mbijetesën e shqiptarëve?
Mirëpo, si përgjigjet Qeveria dhe maxhoranca parlamentare për këto të dhëna? Fatkeqësisht, ajo nuk u referohet fare atyre. Përkundrazi, avazi i Berishës, ndonjëherë me isofoni nga rradhët e veta vazhdon të na “frymëzojë”, duke kërkuar të na mbushë mendjen, se: “Buxheti i vitit 2012, siç jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, se nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të defiçit buxhetor, por vetëm ulje të tij, se nuk ka dhe nuk mund të ketë parashikime të tjera, përveçse atyre me praktikën më konservatore”. Pavarësisht këtij avazi, madje edhe pavarësisht raporteve të institucioneve financiare nga më të besueshmet në shkallë globale dhe kontinentale apo rajonale, errësira informative e Qeverisë sonë nuk mund t’i mbyllë gjithmonë dhe plotësisht as sytë dhe as veshët një populli të tërë. Janë edhe institucione vendase ato që tashmë nuk mund të mos pohojnë, se taksapaguesit shqiptarë paguajnë më tepër për borxhet që merr Qeveria se sa për sektorë bazë, siç janë shëndetësia, mjedisi, arësimi dhe mbrojtja etj. Sipas vrojtimeve të këtyre institucioneve, 83.3 lekë nga të ardhurat ditore të çdo qytetari harxhohen për mbulimin e kostove të borxhit, thjesht për pagimin e interesave të kredive që u janë lypur shteteve të tjera dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Dhe, të shlyesh borxhet afatgjata me normë interesi 5 për qind, nëpërmjet borxheve afatshkurtra me interesa rreth dy herë më të larta, kësaj i thonë të gëlltitësh veten!
Të gëlltitësh veten, sepse kamatat gjithmonë kanë të bëjnë me çrregullime të rënda dhe defiçite në rritje, prej të cilave njerëzit shumë shpejt nuk do të dinë si të çlirohen. Pra, koha erdhi që qytetarët të mos e lënë veten të gënjehen nga lumturia dhe qëndrueshmëria, që dalin vetëm nga goja e Kryeministrit të tyre dhe Sançove të tij. Madje, të mos mbajnë si përfundimtare rrjedhën aktuale të jetës, e cila qysh sot po merr trajtat e mjerimit për disa shtresa masive të popullsisë. Sidoqoftë, në këto kushte i vetmi ngushëllim mund të jetë që çdo ditë e më shumë errësira informative qeveritare po çahet. Po çahet aq sa për të kuptuar së paku shkaqet, që bartin në vetvete bërthamën e shndërrimeve më negative të muajve të ardhshëm.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)