E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qahet trajneri: “Nuk kam alternativë zëvendësuese për Skelën”



I shkatërruar 0-3 nga Hofenhajmi në shtëpi dhe 0-0 me Hanoverin në transfertë. Goli Energi Kotbus i Ervin Skelës po kthehet në një problem, por trajneri Bojan Prasnikar megjithatë bën të kënaqurin: “Ne dëshironim të tregonim një fytyrë tjetër nga ajo bëmë kundër Hofenhajmit. Kësaj ia arritëm (me Hanoverin)”. Gjithsesi, një shqetësim tekniku e ka. Nuk ka në ekip një alternativë zëvendësuese të 31-vjeçarit shqiptar, Ervin Skela dhe, sipas ekspertëve për këtë arsye munguan edhe rastet e pastra para portës në ndeshjen kundër Hanoverit.
Fantazisti i Kombëtares luajti vetëm në pjesën e dytë në takimin kundër Hanoverit të Altin Lalës, cili nga ana e tij u zëvendësua në minutën e 61-të. Të dy lojtarët shqiptarë, ndoshta edhe të lodhur nga aktivizimi në ndeshjen ndërkombëtare kundër Lihtenshtejnit (2-0) nuk kanë lënë gjurmë në përballjen kundër njëri-tjetrit dhe janë vlerësuar me notën e dobët 5.
Po me këtë notë është vlerësuar edhe Faton Toski në ndeshjen Këln-Eintraht Frankfurt (1-1), i zëvendësuar në minutën e 73-të nga Liberopulos. Në ndeshjen e humbur të Karlsruhes në transfertë kundër Hamburgut (2-1), sulmuesi Edmond Kapllani (pa vlerësim) luajti si zëvendësues i Kenedit nga minuta e 83-të. Në të njëjtën minutën (83) hyri në lojë edhe Mërgim Mavraj në barazimin 2-2 të Bokumit të tij kundër Volfsbugut.

Bari synon Erjon Bogdanin

Pas Lacios është Bari që shfaq interes mediatik për Erjon Bogdanin. Lajmi jepet nga “Gazzeta dello Sport”, që shton se skuadra italiane e Serisë B interesohet edhe për Abruskaton. Kievo është eliminuar në turin i tretë të Kupës së Italisë, por dhe Erjon Bogdani duket në prag të largimit të klubit veronez. Padova është ndëshkuesi i madh i skuadrës së Jakinit, që për më tepër ka humbur 2-1 në shtëpinë e saj “Bentegodi”. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e 65-të në vend të Pelizierit, autorit të golit të vetëm të Kievos. Lacio e Igli Tares shkatërroi 5-1 Benventon në Kupën e Italisë, dhe tashmë, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga nisja e Serisë A është duke menduar për konkretizimet e fundit të merkatos, ku një ndër më të përfolurit është edhe Erjon Bogdani, teksa po venitet gjithnjë e më shumë ëndrra “Krespo”.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›