Spanjë-Brazil në finale, 7 me 6 në penallti

Spanja është finalisti i dytë pas Brazilit në Kupën e Konfederatave. Spanja arriti ta mposhtë Italinë pas ekzekutimit të penalltive. Në 120 minuta lojë gola nuk pati pavarësisht disa rasteve për të dy skuadrat në këtë ndeshje.
Ekzekutimi i penalltive solli shumë emocione në këtë ndeshje pasi që 6 lojtarët e parë në dy të skuadrat ishin të saktë në goditje.
Xavi, Iniesta, Pique, Ramos, Busquets, Mata e Navas realizuan për Spanjën.
Te Italia shënuan Candreva, Aquilani, De Rosi, Giovinco, Montolivo e Pirlo. Figura tragjike e Italisë ishte Bonucci i cili goditi mbi portë për disfatën e Italisë./Indeksonline/