Shkodër, përplaset për vdekje një 30-vjeçare

Vendngjarja
Në ditën botërore pa makina një 30 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion brenda rrugëve të qytetit të Shkodrës.
Arta Dani, 30 vjeç, është përplasur me një automjet kamion në afërsi të sheshit të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen Xhabije. Gruaja ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Një mjet kamion tip Volvo që drejtohej nga shtetasi Edmond Ftoni, 33 vjeç, nga fshati Hajmel ka goditur 30 vjeçaren me pjesën e prapme të spondës ndërsa ajo bënte kthesën. Ajo është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës ku sapo ka hyrë në sallën e operacionit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra .Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Anila Dushi