E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo sulm Bimes Fitoi me mafien e ndertimit

Gjirokaster Dy padi per korrupsion ne gjykaten e rrethit

Deputeti i Gjirokastres dhe nenkryetar i Parlamentit Vangjel Tavo eshte i vendosur per ti shkuar deri ne fund akuzave te tij per korrupsion ndaj kryebashkiakut Flamur Bime te rikonfirmuar ne kete pozicion me votat e 8 majit. Deputeti Tavo gjate nje konference per shtyp ne Gjirokaster ka perseritur akuzat ndaj Bimes dhe akuza te tjera ndaj asaj qe ai e ka quajtur mafia e ndertimit e cila kontribuoi per fitoren e Bimes dhe per humbjen e kandidatit te koalicionit Aleanca per Qytetarin Genci Sinojmeri ne zgjedhjet lokale te dates 8 maj. Rezultati i manipuluar i ketyre zgjedhjeve nga mafia e ndertimit eshte nje arsye me shume qe ti shkoj deri ne fund akuzave te mia te paraqitura ne gjykate dhe prokurori ndaj Bimes - tha Tavo. Ai ka paralajmeruar zgjedhje lokale te parakohshme ne Gjirokaster pasi sipas tij drejtesia do jape denimin e duhur per kryebashkiakun Bime. Pavaresisht rezultatit moralisht kemi fituar. Gjate kesaj fushate ne kemi bere radioskopine e Flamur Bimes ne 7 vite ne krye te Bashkise se Gjirokastres me prova e fakte dhe jo me shpifje e thashetheme si zoti Bime treguam bemat e tij. Rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte i lidhur dhe me aktivitetin e mafies se ndertimit me rrenje te thella dhe te bashkepunetoret e tij qe nuk arriten te ngriheshin mbi interesat e vogla personale per interesin e Gjirokastres - theksoi Tavo. Sipas tij Flamur Bime sot ka nje perballje tjeter ate me drejtesine shqiptare dhe duke pasur besim te plote te drejtesia qe do ti jape denimin e duhur per shpifjet dhe akuzat ne po pergatitemi per zgjedhje te parakohshme lokale. Mesohet se ne datat 24 dhe 25 maj jane parashikuar seancat e para gjyqesore ne ngarkim te kryebashkiakut Bime per dy padite e ngritura prej deputetit Tavo. Tavo ka deklaruar gjithashtu se LSI-ja ka dale e fituar ne Qarkun e Gjirokastres ne keto zgjedhje pasi numeron 4 mije vota ne krahasim me 1 mije vota ne 2009-n dhe 16 keshilltare ne rrethin e Gjirokastres nga 6 ne zgjedhjet lokale te vitit 2007.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›