E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e reja minerare, çelen procedurat e lejeve

Zyra e shtypit e METE bëri të ditur se me këtë procedurë është realizuar konkurrimi për gjashtë zona minerare dhe është vërejtur interes nga kompani të ndryshme minerare të vendit dhe të huaja. Në vazhdim, METE sot do të shpallë dhe 30 zona të reja për konkurrim, duke e çuar numrin e zonave të shpallura në 66, nga 151 zona konkurruese të parashikuara në planin vjetor.

Me këtë ritëm, ministria e Ekonomisë parashikon që brenda javës së ardhshme të shpallen për konkurrim të gjitha zonat e miratuara në planin vjetor minerar. Kjo eksperiencë e parë në dhënien e të drejtave minerare kërkon të realizojë konkurrencën dhe transparencën për një përzgjedhje të kompanive më të afta financiarisht dhe profesionalisht për zhvillimin e veprimtarive minerare.

Me fillimin e këtyre procedurave METE përmbush një nga objektivat e saj kryesorë për zhvillimin e sektorit minerar në vend, që është transparenca e përzgjedhjes së kompanive që aplikojnë për leje minerare. /Start/

                                                                                             2011-10-12 16:04
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›