E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fetahu: Shkojmë për rezultat pozitiv

Edhe sulmuesi i Prishtinës, Enis Fetahu e ka vlerësuar të rëndësishme përballjen me skuadrën gjermane VfL Osnabruckun. Fetahu ka thënë se ndeshja ndaj VfL Osnabruckun, do të dëshmon edhe një herë se Prishtina, ka potencial për të garuar më skuadrat evropiane.
"Edhe një herë marrim rrugën jashtë Kosovës për të treguar se kemi edhe potencial edhe lojtarë kualitativ për të garuar me skuadra tjera evropiane.
Edhe pse duhet pranuar se ne gjendemi në mesin e fazës përgatitore dhe ndoshta jo aq të përgatitur sa duhet, pra nuk do të duhej bash të kërkohej ndonjë rezultat nga ne, duke kujtuar që jemi edhe në ndërtim të ekipit për sezonin e ri, por kur mendoj se cfarë kushte të mira për lojë na presin atje, atëherë je i motivuar që ta japësh 200 përqindëshin dhe do të ishte shumë mirë që sërish të nxjerrim rezultat pozitiv për reputacionin e skuadrës tonë", ka thënë Fetahu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›