Historia. Riza Lushta, shqiptari i Napolit

Napoli ka tentuar disa herë të rekrutojë njërin nga dy sulmuesit shqiptarë Igli Tare apo Erion Bogdanin, pa mundur dot t'i bëjë të vetit, edhe pse në dukje tratativat dukeshin më shumë të kishin sfond mediatik.
Megjithatë, një shqiptar ka luajtur për ngjyrat "azzure" të Napolit, edhe pse bëhet fjalë për një histori më shumë se 60 vjet më parë.
Kosovari Riza Lushta, i lindur në Mitrovicë, u aktivizua me Rudarin në, por në Itali shkoi pasi më parë kishte luajtur me Tiranën – fitoi 4 tituj kampionë 1934, 1936, 1937 and 1939 dhe të parë Kupë të Shqipërisë, 1939, - është i vetmi shqiptar që ka luajtur me kundërshtarin e Vllaznisë në turin e dytë të Kupës UEFA.
Lushta, ka luajtur si sulmues me Napolin në vitet 1945-1947, teksa është aktivizuar në 27 ndeshje, duke shënuar 6 gola.
Në Itali, Lushta ka luajtur edhe me Juventusin, Barin, Alesandrinë, Forlin e Rapalon, ndërsa në Francë me Kanën. Në Serinë A, Lushta ka laujurt në total 170 ndeshje, duke shënuar 68 gola.
Lushta, i lindur në vitin 1916, vdiq në moshën 81-vjecare, në vitin 1997.