Qato kunder Nilavila ne ringun e Prages
Kreshnik Qato do te hipe sot ne ringun e Prages ne Sparta Prague arena per te mbrojtur per here te katert brezin e kampionit ne versionin WBF per peshat e mesme. Kampioni shqiptar qe jeton dhe stervitet ne Angli 24 fitore dhe 6 barazime do te kete si kundershtar boksierin nga Tanzania Karama Nilavila 12 fitore 7 barazime dhe 2 humbje ne karriere. Sfida me 12 raunde qe do te zhvillohet ne Republiken Ceke pritet te jete mjaft interesante ndersa the eagle shqiponja eshte pergatitur seriozisht per kete duel. Per Qaton kjo eshte perballja e nente e vlefshme per titujt e versioneve dhe kategorive te ndryshme. Ne mbremjen e Prages do te kete edhe nje tjeter duel per titullin e kampionit te peshes super te lehte ndermjet Lukas Konecni dhe Hamlet Petrosjan.