E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoshta do kemi duelin Henrik Larson-Jahmir Hyka

Pas informacionit te para dy diteve,nga vete shefi i Rozenborgut i njohuri Rene Bratseth,qe shprehu qarte qe ne sezonin e ardhshem nga ekipi i re rinjve te klubit me te madh norvegjez Rozenborg,vetem dy futbolliste do te kalojne tek ekipi i pare,dhe ishte fjala per Jahmir Hyken talenti i konsideruar si nje nga te rrallet me teknike te perkryer,dhe menjehere hapen dyert per Hyken ku jo vetem qe do te jete pjese e kontigjentit qe do te udhetoje per ne Helsinborg te Suedise ku do ndeshen per Royal Ligen.Por per Hyken mund te kemi nje debutim ne formacionin baze nese Ylli i kesaj skuadre Stefan Iversen nuk do te jete i gatshem per arsye shendetesore.Per talentin nga Tirana qe luan si mesfushor i majte kjo ndeshje do te kete edhe veshtiresine e ballafaqimit me nje kundershtar si Henrik Larson i cili luan pak a shume si ne rolin qe ka patur tek Barcelona mesfushor i avancuar.Prandaj neser ne date 19 ndoshta mund te kemi nje ballafaqim intrigues ku 18 vjecari Hyka do tentoje te binde per te patur nje minutazh me te madh ne sezonin e ardhshem ku Rozenborg ka duelet ne Champions Legaue dhe do kerkoje ruatjen e titullit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›