E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato, prova e radhes ne ring

Altin Kodra

Kjo fundjave do te riktheje ne ring boksierin e mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato, i cili do te ndeshet ne nje ndeshje pergatitore me hungarezi Zoltan Surman. Qato nuk njeh humbje ne keto 4 vitet e fundit dhe ndeshja e se shtunes do te sherbeje si pergatitje per te mbrojtur titullin e kampionit te botes ne versionin WBF. Boksieri i mirenjohur shqiptar dhe kampioni i botes ne versionin WBF, Kreshnik Qato, do te rikthehet serish ne ring kete fundjave.

Sonte, Qato ka vendosur t'u riktheje shqiptareve serish emocionet e medha qe dhuron boksi, duke u perballur ne nje ndeshje pergatitore ndaj hungarezit Zoltan Surman. Kjo sfide do te zhvillohet ne kryeqytetin anglez, Londer, ku eshte edhe rezidenca e boksierit te njohur shqiptar, i cili per momentin mban titullin e kampionit te botes ne versionin "WBF". Kjo ndeshje do t'i sherbeje Qatos si parapergatitja me e mire per sfiden qe do te kete se shpejti ne mbrojtje te ketij titulli.

Surman, apo i njohur shkurt me nofken "Suri" eshte nje boksier 32-vjecar nga Hungaria, i cili ne karrieren e tij numeron ne total 14 ndeshje, prej te cilave 8 fitore (6 me "knock out"), 5 humbje (4 me "knock out") dhe 1 barazim. Nga ana e tij, Kreshnik Qato ka nje bilanc prej 19 fitoresh dhe 6 humbjesh dhe ne renditjen boterore te boksit profesionist, ai tanime renditet i 40-ti midis afro 1,050 boksiereve te kategorise se peshes se mesme, ashtu sikunder eshte ngjitur edhe ne renditjen evropiane, ku mban vendin e 22-te midis afro 306 boksiereve.

Por me e rendesishmja eshte se ne kater vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shenuar 12 fitore radhazi. Deri tani jane shitur mbi nje mije bileta per tifozet shqiptare qe jetojne ne Angli. Duke folur para perballjes se sotme, Qato ka perseritur se nuk do t'i zhgenjeje dashamiresit e tij dhe tifozet shqiptare kudo ndodhen. Qato ka falenderuar promotorin e tij, Ylli Ndroqi, per mbeshtetjen qe i ka dhene.

Ai u shpreh gjithashtu se, eshte ne forme mjaft te mire fizike dhe i gatshem te perballoje cdo sfide. "Kjo ndeshje erdhi krejt papritmas ne programin tim, pasi ndeshja per mbrojtjen e titullit WBF kunder portugezit Vitor Sa eshte shtyre per ne tetor, apo nentor, - ka sqaruar 31-vjecari shqiptar. Duke qene se kisha zhvilluar pergatitje ne kampin e perhershem stervitor ne France, une dhe sponsori im, Ylli Ndroqi, vendosem qe te shfrytezojme lodhjen dhe stervitjen time, duke zhvilluar nje ndeshje prej 6 raundesh ketu ne Londer."

Qato vjen ne ndeshjen e tij te 20-te ne ringun profesionist, pasi eshte perballur me letonezin Jurijs Boreiko dhe duke fituar me pike pas 6 raundesh. Kjo ndeshje ka qene e veshtire per 31-vjecarin shqiptar, pasi ne programin e 4 ndeshjeve te 27 marsit 2009, te zhvilluara ne "Kensington Taun Holl", ka nderruar 3 here kundershtari. Keshtu, pas terheqjes se Deni Gudit, Qato duhet te perballej me britanikun Toni Rendell.

Por, ne peshimin e bere ne prag te ndeshjes, Rendell ka rezultuar mbi limitin e lejuar per kategorine e peshes se mesme, dhe Keshilli Britanik i Boksit e ka skualifikuar ate, duke e zevendesuar me boksierin letonez. Ky nderrim ka rezultuar problematik, pasi, sic ka deklaruar edhe vete Qato pas ndeshjes, "isha pergatitur per nje boksier teknik, si Rendell, nderkohe qe m'u desh te perballem me nje boksier force, sic eshte Boreiko". Kjo beri qe ndeshja e se premtes te ishte nje duel i vertete, nga fillimi, deri ne fund.

I perkrahur nga afro 1,000 shqiptaret e pranishem ne "Kensington Taun Holl" te Londres, dhe ne prani te Ambasadorit te Shqiperise dhe atij te Kosoves ne Britanine e Madhe, boksieri shqiptar ka dhene gjithcka pergjate 6 raundeve te perballjes me kampionin balltik te peshes se mesme ne versionin EBA dhe WBC, i cili stervitet prej disa vitesh ne Gjermani. Megjithese ka kapercyer nje "knock-down" ne raundin e peste, Kreshnik Qato ka arritur te korre nje fitore me pike, ne shifrat 58-56.

"Ishte nje nga ndeshjet me te veshtira qe kam zhvilluar deri me tani ne karrieren time si profesionist", - pati theksuar pas ndeshjes boksieri i lindur ne Durres, i cili nuk e njeh tanime humbjes qe prej 21 shkurtit 2004. Dueli midis Kreshnik Qatos dhe Zoltan Surmanit, eshte nje nga 5 sfidat qe do te zhvillohen ne mbremje ne "Kensington Taun Holl" te Londres, nga te cilat dy jane te peshes "pupel", nje i peshes se lehte dhe nje i nenpeshes se mesme.

Kreshnik Qato

Curriculum Vitae

Datelindja: 13 gusht 1978

Mosha: 31 vjec

Kombesia: Shqiptar

Vendlindja: Shqiperia

Vendbanimi: Uembli, Londer - Britani e Madhe

Gjatesia: 180 cm

Kategoria e peshes: E mesme

Promotor: Ylli Ndroqi

Nofka: Shqiponja (The Eagle)

Renditja boterore: 40 / 989

Renditja evropiane: 18 / 281

Bilanci : 25 ndeshje

Fitore : 19 (3 me KO)

Humbje : 6 (2 me KO)

Barazime : 0

Zoltan Surman

Curriculum Vitae

Datelindja: 20 gusht 1976

Mosha: 32 vjec

Kombesia: Hungarez

Vendlindja: Bekes - Hungari

Vendbanimi: Bekes - Hungari

Gjatesia: 173 cm

Kategoria e peshes: E mesme

Nofka: Suri (Shkurtimi i emrit)

Bilanci : 14 ndeshje

Fitore : 8 (6 me KO)

Humbje : 5 (4 me KO)

Barazime : 1


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›