"Kontrolli i kufirit, kusht per vizat"
Fatjona Mejdini
Kryeministri Sali Berisha, mori pjese dje ne ceremonine e zhvilluar ne portin e Durresit, me rastin e perfundimit te vendosjes se sistemit te kamerave ne te gjithe ambientet e tij. Gjate vizites, paraditen e djeshme ne port, kreu i qeverise deklaroi se perfundimi i ketij procesi eshte nje hap i rendesishem per plotesimin e kritereve te vendosura, per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Berishes, kontrolli i kufijve eshte nje nga tre komponentet, qe Shqiperia duhet te plotesoje per te perfituar regjim te liberalizuar vizash, per qytetaret e saj. "Ky eshte nje hap shume i rendesishem per kontrollin e shkelqyer te kufijve, eshte nje kontribut thelbesor per ecjen drejt liberalizimit te vizave, qe eshte nje qellim madhor, i vitit te pare te mandatit tone te dyte", vleresoi kryeministri gjate ceremonise se inaugurimit. Sipas tij, pajisja me kamera e portit me te madh te vendit, eshte nje investim i shkelqyer prej 170 milione lekesh qe realizon nje vezhgim dixhital te plote e total, ne cdo m2 te territorit te portit. Kryeministri Berisha deklaroi se ky sistem, rrit me shume sigurine dhe e ben kete port nje nga me te miret dhe me te kontrolluarit ne te gjithe vendin. Por nga ana tjeter, kryeministri vuri ne dukje edhe rendesine qe kishte perfundimi sa me pare, i ndertimit te terminalit te ri ne portin e Durresit. Kreu i qeverise vuri ne dukje se ishte shume e rendesishme, qe qytetaret te ndiheshin ne pozicion komod gjate qendrimit ne terminal. "Ndertimi i terminalit duhet te ece me ritme me te shpejta, pasi terminali i ri modern per pasagjeret eshte i domosdoshem per t'i sherbyer me mire, ne menyre me te qyteteruar te gjithe pasagjereve dhe per t'i dhene portit te Durresit, pamjen e re qe meriton", theksoi kryeministri. Sipas tij, nuk duhet te mohohet fakti se ne kete port te rendesishem, po ndodhin zhvillime te medha dhe po kryhen ne menyre te here pas hershme, restaurime per permiresimin e infrastruktures se tij.