E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret veten me "Kallash" i semuri mendor

Nje 37-vjecar, banor i fshatit Rreres te Patosit, i ka dhene fund jetes mbremjen e djeshme, rreth ores 19:30, ne nje tunel. Flijimi eshte kryer me nje arme automatike "Kallashnikov", qe Juljan Cobaj e mbante pa leje ne banese. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te drejtorise se policise Fier, qe deklaruan se i ndjeri vuante nga nje semundje mendore prej kohesh dhe kurohej. Sipas rrefimeve te familjareve, Juljani ka drekuar dhe me pas ka rene per te fjetur. Por eshte ngritur duke dale nga shtepia ne mbremje, duke marre rrugen dalese te fshatit. Cobaj eshte futur ne nje tunel dhe ka qelluar veten me plumb tek ne zemer. Krisma e armes eshte degjuar nga kalimtare te rastesishem, qe gjeten trupin e pajete te 37-vjecarit te mbuluar ne nje pellg gjaku. Banoret njoftuan policine vendore, e cila ngriti nje grup hetimor per te zbardhur ngjarjen. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e te ndjerit, qe i kane rrefyer grupit hetimor se djali i tyre prej pese vitesh vuante nga depresioni dhe kurohej me medikamente.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›