PD: Edi Rama, prano humbjen
Partia Demokratike, e krahasoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Ramen, me ish-drejtuesin e Serbise, Sllobodan Milloshevic, pasi si ai nuk pranon disfatat. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli, nepermjet nje deklarate per shtyp, e ftoi zyrtarisht Ramen qe te pranoje humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Po keshtu, sipas Mehillit, kryetari i PS-se duhet te ndalte kercenimet, ne drejtim te institucioneve ne vend. "Zoti Edi Rama, vete dhe me zedhenesit e tij, ne vend qe te pranojne humbjen, kalon nga trillimi ne trillim, nga kercenimi ne kercenim. I rikujtojme zotit Rama, se ne rajonin e Ballkanit ka pasur vetem nje politikan, i cili pas cdo disfate, deklaronte se ndihej me i forte se kurre dhe ky ishte Sllobodan Milloshevic", theksoi zedhenesja e PD-se. Sipas saj, cdo imitim i Milloshevicit, ishte vetem nje donkishotizem. Mehilli ne menyre te prere, i kerkoi kryetarit te PS-se, te pranonte verdiktin qe shqiptaret shprehen ne zgjedhjet e pergjithshme dhe te linte menjane, cdo forme kercenimi ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sipas saj, tashme ishte koha e zbatimit te projektit evropian dhe jo e kontestimeve. "Koha eshte e shqiptareve, e atyre qe votuan per projektin e Shqiperise Evropiane, me te madhin projekt ne historine e ketij vendi dhe e atyre, qe per arsye te ndryshme nuk votuan karten e zotit Rama", deklaroi Mehilli. Sipas saj, nga zgjedhjet nuk ka te humbur, ndersa perpjekja per te shkelmuar vullnetin e qytetareve shqiptare, eshte thjesht perpjekje maskarenjsh.