UET,seminar për demokracinë
Rindërtimi i demokracisë dhe rishkrimi i historisë ka qenë tema e seminarit të organizaur në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Nën kujdesin e ambasadës Spanjolle dhe Instituti për Dialog dhe Komunikim, ky seminar është moderuar nga Jose Maria Ridao. Ky seminar përbën edhe fundin e e një cikli të plotë seminaresh që moderatori Ridao ka mbajtur së fundmi rreth argumentit sesi historia është rishkruar dhe është perceptuar më pas nga të tjerët. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel MOntabio, i shoqëruar nga disa përfaqësues të tjerë të amabsadës, ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, pjestarë të tjerë të organizatave joqeveritare si dhe intelektuale të tjerë të jetës së vendit. Diplomati dhe shkrimtari Maria Ridao është një nga intelektualet më të njohur në gjuhën spanjolle. Ai ka pasur një kontribut të dukshëm përmes publikimit të artikujve dhe shkrimeve të shumtë lidhur me rrugën e historisë dhe perceptimit për të ardhmen. Artikujt e tij janë bërë pjesë e dhe kanë ndikuar në nxitjen e debateve sociale.