Konkurset te Artet zgjasin deri me 6 shtator
Kane qene me dhjetera maturante te cilet i jane nenshtruar dje konkurseve te pranimit ne programet e studimit ne Universitetin e Arteve. Ne baze te udhezimit te Ministrise se Arsimit konkurset per 33 programe te ndryshme studimi do te vazhdojne deri ne daten 6 shtator. Sipas drejtuesve te universitetit jane marre te gjitha masat per te gjitha deget ku ai do te zhvillohet, nderkohe qe konkursi do kete rreth 70% te pikeve. “Ne universitet ne konkurrojme ne 33 programe studimi ne te tre fakultetet dhe konkursi zhvillohet ne baze te listave te aplikanteve nga formulari A2. Sivjet, ndryshe nga vitet e tjera, ne muzike, ne te gjitha programet e studimit kemi konkurrente. Ne te gjitha programet e tjera numri i aplikanteve eshte goxha i madh. Ne total konkurrojne 345 kandidate”, ben te ditur rektori Petrit Malaj.