E Shtunë, 31 Tetor 2026

70% e shkollave do te vazhdojne mesimin me dy turne



Qe prej dy ditesh ka nisur ne te gjitha shkollat e Tiranes procesi i regjistrimit te femijeve, nderkohe qe shumica e prinderve kane insistuar per te regjistruar femijet ne shkollat e preferuara. Megjithese me rregullore kjo praktike nuk eshte e lejuar, vete prinderit pohojne se me te njohur ia kane dale qe te regjistrojne femijen ne shkollen ku kane dashur. Nderkaq edhe kete vit shume nxenes ne kryeqytet kryesisht te shkollave te mesme, pra gjimnazeve do te vazhdojne te zhvillojne mesimin me dy turne, kjo per shkak te numrit te madh te nxenesve dhe te mungeses se shkollave te reja. Kjo pohohet edhe nga specialistet e Drejtorise Arsimore Tirane. Sipas specialisteve ne rreth 70 % e shkollave te kryeqytetit mesimi do te vazhdoje te zhvillohet me turne. “Turnet do te ekzistojne per numrin e madh te nxenesve, sidomos ne Tirane, por edhe per shkak te levizjes se nxenesve nga njera shkolle ne tjetren, apo edhe per shkak te kthimit te emigranteve”, ka bere te ditur specialistja e kurrikulave ne DAR Tirana, Arjola Byzyka nderkohe qe konfirmohet per gazeten Koha Jone edhe nga Anila Avdija, pergjegjese ne Drejtorine Arsimore Tirane. Nderkohe emigrantet te cilet kthehen ne atdhe dhe kerkojne te regjistrojne femijet e tyre ne shkollat e kryeqytetit duhet te paraqiten direkt ne drejtorite e shkollave dhe jo sic ka ndodhur me pare, ku kerkohej te siglonin diplomen ne Drejtorine Arsimore. “Nuk do te kete me radhe dhe lodhje ne dyert e Drejtorise Arsimore per te marre nje firme nga Drejtoria Arsimore per te shkuar ne shkollat perkatese”, sqaron Arjola Byzyka, specialiste e Kurikulave ne Drejtorine Arsimore ne Tirane. Drejtorite e Shkollave te Mesme kane prioritet te terheqin nxenes nga shkollat nentevjecare te percaktuara sipas zonave dhe nese kapacitet e tyre plotesohen, ata nuk mund t’i kapercejne ato duke regjistruar nxenes qe heqin dore nga institucionet arsimore jo publike apo sic eshte rasti i femijeve te emigranteve dhe preferencave te ndryshme. Nderkaq gjimnazi “Partizani” kete vit nuk do te zhvilloje mesim me dy turne, kjo per shkak se drejtoresha ka vendosur te mos pranoje te regjistroje nxenes qe nuk i perkasin zones se banimit. “Realisht ka patur nje fare dyndje por duke ndjekur disa kritere ne si shkolle kemi vendosur qe te pranohen nxenes qe i perkasin hartes se banimit te shkolles "Partizani". Dyndja eshte reduktuar dhe nese te gjitha shkollat e respektojne kete rregull do te shmangin ne njefare menyre dyndjen neper shkolla. Nje klase parashikohen 35 nxenes dhe kete vit shkollor nuk do kete mesim me turne ne gjimnazin "Partizani", - tha Luiza Mustafaj, drejtoreshe e gjimnazit "Partizani". Regjistrimet ne shkollat e mesme te vendit do te vazhdojne deri ne daten 14 shtator, pasi mesimi do te nise ne 16.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›