Matohiti pranon: 40 femije ne nje grup
Eljona Ballhysa
Rikonstruksioni i 8 kopshteve ne Tirane, kerkesat e larta te prinderve per te regjistruar femijet e tyre, ka bere qe te rritet tej kapaciteteve numri i femijeve ne nje grup. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar ne Drejtorine Arsimore Tirane, Jonida Matohiti Spahiu ben te ditur se po behen perpjekje maksimale qe te pakten te mos kaloje numri i 40 femijeve per nje grup. “Po mundohemi te mbajme numrin e femijeve nen kontroll, duke hasur presionet e prinderve ne vazhdimesi. Numri maksimal qe lejohet eshte 40 femije ne nje grup dhe ne nuk do ta kalojme kete numer”, ben te ditur Matohiti. Ajo ben te ditur se problematike mbetet fakti qe jane 8 kopshte ne rikonstruksion, megjithese eshte premtuar se punimet do te perfundojne shume shpejt. “Per kete vit shkollor jane rreth 8 kopshte qe jane ne proces rikonstruksioni dhe per kete arsye eshte ky fluks i madh prinderish”, eshte shprehur Matohiti, e cila pranon se shume prinder kerkojne qe t’i regjistrojne femijet ne kopshtin prane punes. “Vazhdon te mbetet problem se ka kerkesa te shumta nga prinderit qe t’i regjistrojne femijet jo ne kopshtet ne zonat ku banojne por prane punes se tyre. Ne jemi munduar te manovrojme, kuptohet pa kaluar njesite bashkiake”, eshte shprehur drejtoresha. Ajo ben te ditur se ne Tirane jane 35 kopshte ne gjendje pune. “Kapaciteti maksimal per nje kopsht eshte rreth 150-160 femije. Ne po mundohemi qe te ruajme kete numer ne menyre qe edhe procesi i mirerritjes te jete efektiv”, eshte shprehur Matohiti. Ajo ben te ditur se ne momentin qe 8 kopshtet do te perfundojne procesin e rikonstruksionit atehere do te nise regjistrimi i femijeve ne keto kopshte. Nderkaq vete prinderit te cilet pohojne se kane pritur ne radhe per te regjistruar femijen ne kopsht me ne fund ia kane arritur qellimit. “Sapo regjistrova vajzen ne kopsht. Pata nje cike veshtiresi por me ne fund e regjistrova. Kjo per faktin se une e kam shtepine te Tirana e Re, jetoj te rruga “Perlat Rexhepi”, dhe vajzes time i takon te shkoje te kopshti 42, por me kane thene se atje ka dyndje femijesh. Dhe une doja ta regjistroja tek kopshti numer 31 dhe e regjistrova”, tregon Rita. Procesi i regjistrimit i regjistrimit te femijeve ka nisur dje dhe perfundon ne fund te kesaj jave. Te gjithe prinderit e interesuar duhet te paraqiten prane Drejtorise Arsimore Tirane bashke me nje certifikate me foto te femijes, nje vertetin vendbanimi si dhe nje vertetim nga konsultorja qe femija ka kryer vaksinimin.
Transferimi
Dokumentet qe duhen per te ndryshuar kopsht
Nderkohe qe paraqitet e veshtire procesi i regjistrimit te femijeve ne kopsht, duket se nuk ka asnje problem per te kryer transferime te femijeve te regjistruar nga njeri kopsht nje tjetrin. Drejtoresha Jonida Matohiti ben te ditur se ne rast se prinderit kerkojne te bejne transferim te femijes duhet te paraqesin nje dokument vertetimi qe femija eshte i regjistruar ne nje kopsht bashke me faturen e pageses se fundit. “Transferimi eshte procedure e thjeshte. Prindi paraqitet me nje dokumentacion qe femija eshte ne nje kopsht dhe me faturen e fundit te pageses dhe i behet transferimi. Ky nuk eshte problem sepse ai femije eshte i regjistruar me pare”, eshte shprehur ajo e cila ka pohuar se gjate dites se djeshme ka pasur kerkesa nga prinderit per te bere transferime te femijeve.