E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe zgjidhja

Burime të gazetës Express kanë bërë të ditur se autoritetet kosovare edhe mund të pranojnë një zgjidhje, që përveç Rezolutës 1244, si referencë ka edhe Deklaratën e Pavarësisë dhe Mendimin e GJND’së. Ky qëndrim u shpalos të martën, në takimin e zyrtarëve qeveritarë me Ndërmjetësin Robert Cooper.

Ndërmjetësi i BE’së, Robert Cooper ka kaluar të martën një ditë intensive të bisedave me autoritetet kosovare, por pa arritur ende pajtueshmëri rreth çështjes së përfaqësimit rajonal për të cilën palët po mbajnë qëndrime të kundërta tash e sa javë.

Burime të Expressit kanë bërë të ditur se Cooper nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje përfundimtare rreth kësaj çështjeje, por ka dëgjuar propozimin e palës kosovare.

Siç mëson gazeta Express, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është në gjendje të pranojë një marrëveshje, në të cilën do të merret parasysh Rezoluta 1244, mendimi i GJND’së, por aty gjithsesi duhet të jetë si referencë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës, përmes Deklaratës së Pavarësisë synohet të minimizohet çështja e Rezolutës 1244 për të cilën insiston Serbia, pasi që një gjë e tillë nuk mund të bëhet me vendimin e GJND’së që është vetëm opinion këshillëdhënës, derisa rezoluta është një vendim i Këshillit të Sigurimit.

Njëkohësisht, autoritetet kosovare, sipas burimeve, një gjë të tillë janë të gatshëm ta bëjnë edhe për faktin se përmes pajtimit për të marrë pjesë në forumet rajonale, arrijnë që të sigurojnë edhe të drejtën për të nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Europian që nënkupton edhe marrëdhëniet kontraktuale me unionin.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›