E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Cooperit i dëshirojmë sukses në Kosovë

Serbia do të bëjë gjithçka që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, mirëpo përpara kësaj nuk do të shkel kushtetutën dhe rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ka thënë, të martën shefi i delegacionit serb, në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic.

“Do të bëjmë aq sa është e mundur që të arrijmë deri te statusi i kandidatit, por, përpara kësaj, do të mbajmë llogari për interesat nacionale, kushtetutën dhe rezolutën 1244, të cilën nuk do ta shkelim”, ka deklaruar Stefanovic për agjencinë Beta, siç transmeton Kosovapress

I lutur t’i komentojë shkrimet e medieve të Prishtinës, të cilat kanë shkruar se Cooper ndodhet në Prishtinë për të bërë presion ndaj Prishtinës me qëllim të arritjes së marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës, ai ka thënë se nuk mund të jep ndonjë koment por se i dëshironte sukses Cooperit.

“Beogradi është i njohur për vizitën e Cooperit. Dëshirojmë që Cooper të ketë vizitë sa më të suksesshëm dhe me rezultate sa më të mira. Bisedimet po drejtohen në drejtim të arritjes së marrëveshjes për përfaqësim rajonal”, ka thënë Stefanovic duke shtuar se konsultimet, jo vetëm me Cooperin por edhe me faktorë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, do të vazhdojnë.

“Këto ditë do të jetë mjaft gjallë në këtë kuptim. Do të kemi mjaft bisedime dhe vizita me qëllim të arritjes së marrëveshjes për përfaqësim rajonal dhe implementim të marrëveshjeve ekzistuese, në funksion të zgjidhjes së kësaj çështje të rënd dhe përmirësimit të pozitës së Serbisë në integrimet evropiane”, ka thënë Stefanovic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›