Tadic ‘kundër’ referendumit të serbëve në veri

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha të martën se mbajtja e referendumit në veri të Kosovës është i dëmshëm për interesat shtetërore të Serbisë. Ai i bëri këto komente për t’i treguar gjoja Bashkimit Evropian se ishte kundër, ndërkohë që refuzon shuarjen e strukturave paralele të Serbisë, të cilat e kanë organizuar këtë referendum.
Tadic ka thënë se e kupton nevojën e serbëve në veri që të tregojnë vullnetin e tyre politik, por theksoi se nuk ekziston mundësia që qeverisja lokale të bëjë më shumë sesa shteti në zgjidhjen e problemeve të banorëve serbë.
“Me këtë hap, krerët e komunave në veri të Kosovës vetëm e minojnë potencialin shtetëror dhe kjo nuk është në interes të serbëve. Në këtë mënyrë pengohet shteti në mbrojtjen e interesave legjitime në Kosovë”, citohet të ketë thënë presidenti serb.