E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Rama humbi duke u marrë me eliminimin e LSI

Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryesocialistin e PS, Edi Rama për humbjen e së majtës. Sipas tij, PS u nis në këtë fushatë elektorale me synimin e vetëm për të likuiduar LSI, që nga momenti i parë i formulimit të kodit elektoral. Fushata elektorale kishte në qendër të saj shkatërrimin e LSI duke quajtur nga ana tjetër të siguruar fitoren. Rama nuk merr vesh nga Kodi Zgjedhor. Në forcën e majtë politike janë Skënder Gjinushi dhe Kastriot Islami ai që marrin vesh nga kodi, nënvizoi Ceka. Në këtë kontekst, ai shtoi se Rama nëse do të kishte dëgjuar Gjinushin, i cili ishte kundër këtij kodi, nuk do të kishte arritur tashmë në këtë përfundim. Ndër të tjera kryetari i PAD-së, theksoi se Rama ishte lojtari i dytë dhe në llogaritë që bënte, mendonte se ky kod jep shanse në një koalicion, ku nuk ishte LSI. Por nga ana tjetër, sipas Cekës, kreu i PS hyri me mendimin se diçka do të fitonte dhe kapi bishtat. Rama ka hyrë sepse dikush i tha se ky është kodi që eliminon ata që nuk janë shëmbëlltyra jote. Asnjë nga ne nuk është shëmbëlltyra e Ramës. Ne jemi politikanë, specialistë dhe profesionistë. Ai u tregua edhe një herë që është diletant, vijoi Ceka, ku shtoi se të vetmit që i ngjajnë Ramës, janë deputetët që do të vijnë në Parlament. Duke u ndalur tek fjalimet e kryetarit të PS-së nëpër rrethe gjatë fushatës elektorale, Ceka theksoi se Rama është një fjalim i importuar nga modelet e viteve 60. Në këtë këndvështrim ai veçoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk e dinin fare se për çfarë fliste Rama. Rreziku qëndron pas këtyre fjalimeve të cilat janë të pabesueshme. Rama bëri fjalime të viteve 92, fliste për ndryshime që ndodhin në ëndrra, ndaj nuk ngjiti shumë tek populli shqiptar, nënvizoi kreu i PAD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›