Kultura qytetare dhe demokratike në Shqipëri
Nga Ndini R. BARDHI
Shoqëria shqiptare, e ardhur nga një sistem politik totalitar komunist për pesë dekada, edhe me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 trashëgoi një qytetari të diktuar dhe të nënshtruar, e cila në vetvete nxiste plogështi, rutinë dhe indiferentizëm.
Krejtësisht ndryshe, në realitetin e sotëm shqiptar kultura qytetare e një shoqërie të re demokratike është formuar nga veprimtaria e lirë e individit (individëve) dhe e komuniteteve (grupeve) të caktuara në këtë shoqëri.
Demokracia shqiptare nuk mund të ekzistojë më vete me institucionin e saj pa kulturën qytetare. Demokracia e shëndoshë në Shqipëri varet shumë nga shkalla e zhvillimit të kulturës qytetare shqiptare, që do të thotë se çdo qytetar me sjelljet, qëndrimet, praktikat dhe normat morale të tij përcakton aftësinë e tij si individ, si shoqëri dhe popull për tu vetëqeverisur.
Shtetasit e një shoqërie të lirë në demokraci ndjekin interesat e tyre, ushtrojnë të drejtat e tyre dhe përgjigjen për jetën e tyre private. Ata vendosin vetë për jetën e përditshme, për të tashmen dhe të ardhmen për familjet dhe fëmijët e tyre, se ku do të jetojnë në Shqipëri, Europë e në botë, se çfarë pune apo profesioni do të bëjnë (zgjedhin) sipas aftësive dhe bindjeve, ku do të banojnë, në qytet apo në fshat, a do të merren me politikë, me art, filozofi, shkencë e kështu me një radhë të pafund interesash.
Këto përbëjnë të drejtën e vetëvendosjes personale që ia ka dhënë natyra dhe Zoti.
Kultura qytetare, në kuptimin e gjerë të fjalës nuk ka të bëjë me konceptin, idenë, vizionin artistik, letrar, a muzikor, por me sjelljet dhe aftësitë e një populli në demokraci, me përgjegjësitë e tij për të qeverisur ose për tu vetëqeverisur.
Letërsia dhe arti janë shprehje artistike të kulturës së një shoqërie, të cilat, si pjesë elitare e shpirtit dhe mendimit njerëzor qëndrojnë në ballë të jetës së lirë dhe ndërgjegjes së pavarur nga politika, shteti dhe qeveria. Shoqëria demokratike në tërësi dhe ajo shqiptare, mund ti përkrahë artistët dhe shkrimtarët e vet, pa u diktuar tematikën dhe kriteret artistike, apo të gjykojë me subjektivizëm vlerën (vlerat) e një vepre artistike dhe më tej as ka të drejtë të censurojë një vepër të tillë krijuese.
Artistët, si vlera hyjnore të shpirtit njerëzor, nuk janë nëpunës administrativë, teknokratë apo shërbëtorë të shtetit.
Ndihmesa më e madhe që demokracia duhet ti japë artit dhe artistëve është liria për të krijuar vepra artistike për njerëzit për të eksperimentuar, për të zbuluar botën e pafundme të shpirtit të njeriut, misteret e mendjes në gjithëkohësi, që do të thotë sa më shumë kulturë në shpirtin dhe në ndërgjegjen e çdo njeriu (shqiptari) që aspiron për demokraci të vërtetë vlerash njerëzore.
Në vijimësi të kulturës artistike, një pjesë përbërëse jetike e shoqërisë së sotme shqiptare demokratike është arsimi ose arsimimi i çdo shqiptari, në mënyrë që të zhvillohet kultura demokratike qytetare dhe bashkëkohore. Në kohën e qytetërimit të sotëm kërkohet shkalla e zhvillimit kulturor dhe arsimor sipas standardeve demokratike të vendeve të zhvilluara të Europës dhe të botës moderne. Kërkesa e arsimit demokratik të sotëm për çdo shqiptar është të formojë qytetarë me botëkuptim të lirë dhe të pavarur, kërkues e të aftë, me ide dhe vizione të qarta, koncepte dhe praktika të reja për demokracinë e dëshiruar nga çdo njeri në këtë jetë.
Njeriu, si krijesë e Zotit, lind i etur për liri personale dhe këtë e realizon, natyrshëm, bashkë me jetën e përditshme njerëzore, por nuk lind dhe nuk mund të bëhet i ditur, i arsimuar, i kulturuar, i qytetëruar për veten, për shoqërinë, për demokracinë në rast se nuk arsimohet, që do të thotë në vazhdim, për ta bërë lirinë, demokracinë të realizueshme për veten dhe brezat e ardhshëm. Të gjitha këto, nuk lindin nga barku i nënës, por fitohen nga jeta e përditshme, arsimimi dhe pasioni për dituri dhe kulturë të gjithanshme. Demokracia, sidomos në Shqipëri, ndryshe nga shoqëria autoritare komuniste e djeshme e indoktrinuar, realizohet nëpërmjet arsimit, i cili përçon ngushtësisht interesa të caktuara personale, shoqërore, politike dhe kombëtare. Çdo njeriu mund ti mësohet me të vërtetë parimi i demokracisë në kushtet e Shqipërisë në frymën e hulumtimeve të hapura, të cilat në vetvete paraqesin interesa demokratike për gjithë shoqërinë. Në të njëjtën kohë, njeriu (njerëzit) i arsimuar (të arsimuar e të ditur) ngrihet kundër mendimit të vjetruar tradicional me argumente të bazuara dhe punë kërkimore shkencore e filozofike të kohës moderne. Sot te çdo shqiptar shpërthen energjia e konkurrencës dhe e debatit të gjallë, për të shpalosur idetë, mendimet, alternativat bashkëkohore në hapësirat e demokracisë shqiptare. Ngjarjet dhe faktet e përditshme përbëjnë objekte apo subjekte të diskutueshme në auditore, në faqet e gazetave, në ekranet televizive, në radio e kudo.
Arsimi, dituria, kultura në demokracinë e sotme shqiptare luajnë rol të veçantë në shoqërinë e lirë qytetare e sidomos në zonat e prapambetura, ku ende ekziston analfabetizmi, injoranca, varfëria ekonomike e çdo gjë tjetër.
Në një vend demokratik si Shqipëria, fenomene të tilla janë të papranueshme nga individi si vetvete, nga familja, shoqëria dhe qeverisja. Qeveria demokratike në pushtet është shërbëtore e popullit që e ka votëbesuar, i një populli, aftësia e të cilit për ta përsosur këtë qeverisje varet, në radhë të parë, nga cilësia e strukturave edukative arsimore nëpër të cilat ajo kalon.
Arsimi dhe arsimimi, në Shqipërinë demokratike, e bën lirinë dhe demokracinë të lulëzojë bashkë me kohën e tashme, të ardhme dhe më tej në brezat që do të vijnë.
Demokracia e sotme shqiptare varet shumë nga shkalla e zhvillimit të kulturës demokratike qytetare. Populli shqiptar në këtë drejtim ka bërë progres dhe ka krijuar një eksperiencë qytetarie, duke filluar nga veprimtaria e lirë e individit dhe e gjithë shoqërisë, e cila u shpreh denjësisht në votimet e 28 Qershorit 2009 me shumë qetësi dhe kulturë qytetare. Për më tej, duhet theksuar se, me dashje apo pa dashje, në këto momente delikate e të rëndësishme për demokracinë në Shqipëri shpërthen konflikti, më pas si rrugëzgjidhje vjen kompromisi dhe konsensusi i dëshiruar.
Shqiptari, si qenie njerëzore në këto hapësira lirie, ka dëshira të shumta ambicioze, ndonjëherë edhe kontradiktore me veten dhe të tjerët, që do të thotë se lakmon interesin personal dhe, bashkë me të pëlqen edhe aventurën paradoksale. Ai (ata) në të njëjtën kohë aspiron si qytetar demokrat për liri personale dhe, paralelisht me të, kërkon edhe barazi shoqërore. E tillë është demokracia në botën e qytetëruar, e cila shumë shpejt hodhi farën e saj edhe në Shqipëri.
Në realitetin shqiptar në sytë tanë vihet në dukje se shumë prej kontradiktave si fenomene, madje paradokse, janë të pranishme në çdo individ, komunitet dhe shoqëri demokratike të sotme.
Në zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 lindën konflikte dhe mosmarrëveshje për rezultatet e votimeve, të cilat kërkojnë zgjidhje në interes të së mirës së përgjithshme. Demokracia në vetvete nuk është gjë tjetër veçse një sërë rregullash për zgjidhjen e konfliktit me kulturë qytetare dhe demokratike. Në të njëjtën kohë, ky konflikt duhet të zgjidhet brenda rregullave, kodeve, ligjeve të caktuara më përpara zgjedhjeve (problemeve) dhe të sjellë kompromisin, konsensusin apo marrëveshje të tjera ndërpartiake, që gjykohen nga të gjitha palët si të ligjshme e të pakontestuara. Për të gjitha këto që thamë kërkohet, në themel, kulturë qytetare e demokratike, gjë që ne shqiptarëve ende na mungojnë. Theksimi i tepërt i mosmarrëveshjes midis dy e më shumë palëve, sidomos në zgjedhjet qeverisëse, mund të rrezikojnë gjithçka. Në qoftë se grupet, individët, partitë politike etj. e shikojnë demokracinë, në rastin tonë në Shqipëri, vetëm si forum ku ato kërkojnë realizimin e interesave (kërkesave) të tyre të ngushta personale, shoqëria në tërësi është e destinuar të shkatërrohet nga brenda në mënyrë katastrofale. Ky është fakt dhe realitet i dukshëm në Shqipëri. Gjithçka është korruptive dhe e pamoralshme. Në qo